Shtyhet gjyqi, Beleri refuzon të dëshmojë: S’kam besim te drejtësia, në dosje ka dokumente të falsifikuara

5 Dhjetor 2023, 16:28Kronika TEMA
Shtyhet gjyqi, Beleri refuzon të dëshmojë: S’kam besim te

Është shtyrë për në datën 19 dhjetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në GJKKO.

Shtyrja e seancës ka ardhur pasi Beleri ka refuzuar të dëshmojë si i pandehur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka besim te drejtësia.


Sipas Belerit, Prokuroria ka qenë e njëanshme, duke mos pranuar asnjë kërkesë të tyre. “Nuk kam besim te drejtësia. Prokuroria është treguar e njëanshme, nuk ka pranuar asnjë kërkesë tonën. Bë dosje ka dokumenta të falsifikuar”, ka thënë Beleri.

Gjatë seancës gjyqësore u lexuan edhe 2 dëshmi të Abdyl Ramës, vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Ramës.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale tẽ 14 majit të këtij viti.

6 Komente

  1. T
    Trump

    Tha keshtu, e kujt i plasi??? Perse shtyhet vendimi pse ky refuzon te deshmoje ? Kjo gje duhet te pershpejtoje vendimin e jo ta shtyje. Gjykates mizerje.

    1. p
      pilo Lala

      Avokatet e Belerit mesuan nga Saliu, ai nuk perfill as Prokurore , as gjykates, kete po bejne edhe keta. Ku ja mbante te pandehurit te fliste kunder Prokurorit dhe Gjykatesit me perpara? I mesoi Saliu, nuk kane cfare tu bejne, mos i pyesni fare.

    2. S
      Ske besim te drejtesia???!

      O Bole Beleri, prokuroria eshte gjithmone dhe ne te gjithe boten e nje-anshme. Ne anen tjeter te prokurorise eshte avokati jot me ty. Ne mes eshte GJYQRTARI qe ben drejtesi.

      1. i
        italiani

        Rri vlla shtyre sa te dush mir je aty sapunin e kap mo sa her ne dite jan danoca cunat aty sa me shume ta shtyrish me mire osht

        1. e
          emigranti

          Deri tani ankohej se nuk po e perballnin me drejtesine, ndersa tani eshte Bejleri qe po e shtyn procesin. Ndaj ketij personi duhet tehapet procesi i vrasjes se ushtareve ne kufi.

          1. N
            Noci

            Ne daç fol ne daç mos fol denimin nuk varet nga ti.Nano ne kohen e tij nuk foli por u denua 12 vjet.Kur je para gjykates je qytetar i Shqiperise dhe jo grek dhe denohesh nga ata qe ti nuk ke besim.Tashme eshte marre vesh puna e Belerit,do te perdoret nga Demokracia e Re per zgjedhjet ne PE dhe pastaj ku te kemi njohur

            Lini një Përgjigje