Si i lëviznin milionat e drogës Ervin Mata dhe Eralbi Breçani, SPAK kërkesë bankave në Shqipëri për 11 persona

27 Nëntor 2023, 18:51Kronika TEMA
Si i lëviznin milionat e drogës Ervin Mata dhe Eralbi Breçani,

SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar Hawala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.

Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në Shqipëri.

Grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në "SKY", ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet për "Ora News" thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma trasfertash.

E para duke përdorur trasferat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur Hawala, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.

Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni.

Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore.

Megjithatë rezulton se Hawala është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shumë të kërkuarve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Mëgjithatë në Shqipëri mësohet se ka nisur verifikimi pasuror i 11 të akuzuarve si pjesë e kësaj organizate të dushuar. Për këtë SPAK i ka dërguar kerkesa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.

Nga ana e Prokurorisë së Posçame janë dokumentuar rreth 931 kg lëndë narkotike të kapura që dyshohet se i përket grupit në fjalë, e ndërsa po dërgohen leter porosi për të verifikuar ngarkesa të tjera përgjatë viteve të fundit.

7 Komente

  1. T
    T

    Bandat e Saliut nje nga nje po perfundojn ne burg,duke qene se jan shume do zgjasi pak ne kohe,prandaj duroni. Past kemben e mbare Brecani kryerojtari i kriminelit Sali.

    1. l
      lani

      sali berisha eshte koke grupit

      1. Q
        Qorri

        Po bankat i rruante breqani ???? Sic rruajti santon me urdher te padrinos non grata Po nora ka fol dicka.

        1. P
          Patrioti

          Kkto të dy janë ushtarë nën kamzhikun e Brecanit dhe të drejtuar nga familja mafioze Berisha , kto të dy nuk dinë të lidhin këpuçet jo më të bëjnë transferta paras kaq të ndërlikuara që mezi i bëjnë ekonomistët e rangut të lartë

          1. P
            Pellazgu

            Droga-droga, sali kar berisha, kriminelë leshi…Na çatë karin me këto mbeturina që kundërmojnë. I keni bërë të famshëm duke i bërë krye-tituj gazetash e tv-esh. Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë Shqipëria dhe kombi fisnik SHQIPTAR!

            Lini një Përgjigje