Si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të infiltruar: Mallin e ke k***derr fare qafsha të gjithë

16 Shtator 2023, 19:30Kronika TEMA

Si ra ‘Ujku i Cërrikut’ në kurthin e agjentit të

Report Tv ka zbardhur dosjen e megaoperacionit Tempulli për qytetin e Elbasanit, ku mes të arrestuarave ka rënë në pranga edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Cërrikut’, Saimir Rexhepi. Ky i fundit ka rënë në kurthin e ngritur nga agjenti i infiltruar ‘Koli’, të cilit i ka shitur kokainë. Në përgjimet e zbardhura nga Report Tv, ‘Ujku i Cërrikut’ i thotë agjentit se malli është shumë i mirë “Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku”. 

Pjesë nga dosja
Më datë 08.09.2023, rreth orës 15.30 agjenti në mbulim me emrin e koduar "Koli" ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan - Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave. Rreth orës 15.35 pranë agjentit afrohet një person i identifikuar si Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si "Ujku i Cerrikut", i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra me ngjyrë jeshile, shapka të bardha dhe që në kokë mbante një kurorë. Ky shtetas pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një send dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit. Për këtë veprim është mbajtur procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental, i shoqëruar me fotografimin përkatës nga grupi i vëzhgimit.

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me perdredhje dhe djegie e mbushur me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit Cocaine. U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 1.02 (një pik zero dy) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005820. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasi i sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Përgjimi:
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vëlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.

14 Komente

  1. k
    k

    Në shoqërinë e degjeneruar shqiptare,degjeneratat adhurohen,drogaxhijtë quhen vipa,hajdutët imitohen,kriminelët respektohen.Më keq se kaq nuk mund të bëhet.

    1. B
      Besniki

      Pse nuk fol Sala per Ujkun e Cerrikut,se eshte militant i tij,i shkon ka mbrapa.Ky eshte niveli.

      1. E
        Emiljano

        O ca paskeni bere o ju kripsha trute,keni kapur ujkun e cerrikut nje budalla,tani shpetoi shqiperia.Keni fut dhe agjent te infiltruar per ujkun hahahaha, eshte tamam skenar per filma per te qeshur gallate fare

        1. S
          Shqiptari

          Per ata qe e njohin,Mirin e Sabes,ai eshte nje figure e njohur e ish PD,ndjese paste,sot Foltores.Ai e adhuron doktorin dhe Çanin qe e promovon Mir Rexhepin,Ujkun ne ekran.

          1. T
            Tata luigji

            Hahahha vipi i arian can kurves

            1. t
              tetovari2

              Gazetari si duket bashkëpunon me narkotrafikantët!Aq bukur dhe në detaje të imta e ka përshkruar operacionin e të infiltruarit sa që s'ka nevojë ti përmendet emri!? Nuk është vetëm ky gazetar dhe Tema,njëjtë janë dhe gazetarët e gazetat tjera.

              1. F
                Fjale me vend

                Cfare ujku eshte ky i shkreti?? Ky i ka dhembet cope. Si mundet te jete trafikant ky qe nuk ben dhembet. Ujk pa dhemballe.

                1. r
                  reti11

                  Haha Ujku! Ky debil osht max dhi e zgjebosur.

                  1. P
                    Pastrim

                    Nie tjeter aksion i sukseshem. Nje tjeter bos droge i kapur. Shqiperia sot eshte me E sigurte. Falimenderit katunar balla

                    1. n
                      na myti katunaria

                      agjent i infiltruar per ujkun? me taksat tona tallni trapin ju? O taulant koke katrori qe me shume je turk se shqiptare, nese ke femije uroj te jene po kaq te shemtuar si ty

                      1. L
                        London

                        Show normalisht tallin bythen me njerzit Taulant kurva policia super aksion 200 te arrestuar ,por kush eshte arrestuar kete pjese ta marrim vesh

                        1. E
                          Edhe sypeshkaqeni Saliut është mar me drog

                          Tallin bythen me ju çeçenët e Saliut që e mbani për vip çdo idiot ,hajdutë,drogaxhi e kriminel.Në këtë grup duhet të jetë edhe karian çani

                        2. n
                          noku

                          Hajde pergjim hajde!Me siguri qe mallin "ujkut te cerikut "ia jep Arian Qani,ai doçi prej doçerve !Ky zbulim me siguri qe do futet ne arshivat e sigurimit dhe padyshim qe meriten kryesore duhet ta kete SPAK-u qe me ne fund ka depertuar ne zemren e kokaines! Tere bota neutralizon te zgjuarit ndersa ketu tek ne neutralizohen budallenjte!

                          1. X
                            Xhulio

                            Me arrestimin e ujkut, PD humb njeriun më të devotshëm pas nokës. PD duhet të ngrihet për këtë filizë të çmuar si ujku i çanit, ku me emisionet e tij, çani promovonte ajkën e shqipërisë. Të lirohet ujku, është vlerë si babalja e salijani e bardhi me palok e voksha.

                            Lini një Përgjigje