Skënder Hita “shkrin” dhe Komisariatin e Shkodrës, pezullohen drejtues të Policisë

9 Qershor 2026, 17:46Kronika TEMA
Skënder Hita “shkrin” dhe Komisariatin e Shkodrës,

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra disa drejtues në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe ka nisur hetim disiplinor për punonjës të tjerë, pas zbulimit të një sasie të madhe bimësh narkotike në territorin e Velipojës.

Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, u konstatuan të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. 

Pas këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të:

Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër

Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë

Inspektor Samet Kadroji, Ndihmës/specialist SPZ, përgjegjës për zonën ku u gjetën bimët narkotike

Po ashtu, ka nisur hetim disiplinor edhe për dy punonjës të tjerë policie, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, pa masë pezullimi nga detyra.

1 Komente

  1. D
    Dobraçi

    Duhet të ishte penalizuar dhe berberka drejtor se të dy shefat e pezulluar kanë kenë zarat e tij. Nuk e kanë bërë pa izmën e drejtorit atë punë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje