Soba e druve i shkrumbon banesën, i moshuari në Fier: Paratë, orenditë vajin e ullirit, në pak minuta humba gjithçka

9 Dhjetor 2023, 09:19Kronika TEMA
Soba e druve i shkrumbon banesën, i moshuari në Fier: Paratë,

Zjarri i nisur nga soba e druve për pak sa nuk i ka marrë jetën një çifti të moshuarish në Frakull të Fierit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar jetën e tyre duke qenë se në atë orë ndodheshin ën dhomën ngjitur me atë ku ndodhej soba e druve dhe nga ku nisi zjarri.

Ka qenë një fqinj dhe i afërm, i cili rastësisht ka parë flakët të dalin mbi çati dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë. I ndihmuar nga fqinjë të tjerë ai ka mundur të nxjerrë jashtë banesës dy të moshuarit.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe shërbimi zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat mund të përhapeshin edhe në banesat përreth.

Megjithatë, shtëpia u shkatërrua plotësisht, e bashkë me të edhe mundi i disa viteve punë.

Asgjë nuk mbeti, orenditë, veglat e punës, dollapët e madje edhe paratë dhe vaji i ullirit që ndodhej në bodrum, gjithçka u përfshi nga flakët.

Mes emosionesh, Isa Muçaj, i zoti i shtëpisë tregon sesi ndodhi ngjarja, ndërsa apelon për ndihmë pasi gjithçka që kishte e humbi sa hap e mbyll sytë.

Me uljen e temperaturave, ngrohja me dru mbetet alternativa më e përdorur për ngrohje në zonat rurale, ndërsa rastet e zjarreve nuk mungojnë.

Lini një Përgjigje