SPAK nis verifikimin e pasurisë për Erzen Breçanin dhe disa ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit

28 Nëntor 2023, 12:19Kronika TEMA
SPAK nis verifikimin e pasurisë për Erzen Breçanin dhe disa

Prokuroria e Posaçme po verifikon pasuritë e  disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve  të Policisë së Shtetit, emrat e të cilëve shfaqen në operacionet e fundit të SPAK.

Hetuesit, konfirmojnë se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish-drejtor i Forcave Operacionale si dhe ish-nën drejtorit të Policisë Erzen Breçani të arrestuar pak ditë më parë.

Po kështu  po verifikohet edhe pasuria  ish-shefit të policisë së Kurbinit Dritan Metaj, si dhe ish shefit të krimeve në komisiariatit nr.6 Dedan Gjoni.

Hetim pasuroror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega.

Po kështu, SPAK ka vënë në sitë  edhe pasuritë e disa zyrtarëve të tjerë të policisë së shtetit dhe policisë lokale, të cilët shfaqen në komunikimet e SKY.

Për këta të fundit janë përcjellë letërporosi, për të marrë të dhëna shtesë që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve.

1 Komente

  1. U
    Ujku Plak

    Spak duhet te bei nje liste me Personat qe kan lidhje Familjare, Shoqerore dhe Krushnie me keta persona dhe te ja dergoi Bankave dhe Ipotekes qe te ja ndaloi rreptesishte veprimet ne Shitje ose transferta, se dihet qe keta te Ripjelljes Korruptohen lehte,

    Lini një Përgjigje