Tentoi të përfitojë 200 mijë euro nga një biznesmen duke u hequr si zyrtar i lartë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

19 Nëntor 2023, 09:22Kronika TEMA

Tentoi të përfitojë 200 mijë euro nga një biznesmen

Arjan Ballcaj, 42 vje֛ç, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përfitonte 200 mijë Euro nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Arrestimi i 42-vjeçarit, banues në Kamëz ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Replay 2”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Tentoi të përfitonte 200 000 euro, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë, vihet në pranga Arjan Ballcaj.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay 2”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sekuestrohet 1 automjet dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Arjan Ballcaj, 42 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. l
    lexuesi

    Idiotizma pa fund nga kazani mediatik,ku nuk thuhet se si dhe per ç'fare do i perfitonte ky "zyrtar i larte"!Lind pyetja po te paraqitesh si zyrtar i larte tek dikush dhe ti kerkosh 500 mije euro ai ti ofron?Mbi ç'fare baze i ka kerkuar ,borxh,duke e kercenuar mbi aktivitetin?apo kercenuar ate per pengmarrje?Sespe "zyrtari i larte" kercenuesi ne kete fjale mund te thote qe i kerkova borxh!Ndaj mos shkruani ç'fare doni por ç'fare ka ndodhur!Edhe sikur plepat te kishit mbaruar koha nuk ju mjafton me per te vazhduar me te tilla njoftime pa sens!Ngrieni nivelin sepse ata qe nuk dine shkrim e kendim patjeter qe nuk u lexojne ose jane biznesmene sot.

    Lini një Përgjigje