Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ në Shqipëri, mjeku ngre alarmin: Mund të sjellë edhe paralizë nervore

21 Shtator 2023, 16:59Kronika TEMA

Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ në Shqipëri, mjeku ngre

Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. 

Mjeku Leidon Shapo ka ngritur alarmin për efektet negative që sjell tullumbacja me oksid azoti. Mjeku tha në një intervistë në Report Tv se tullumbacja me oksid azoti mund të japë efekte të ndryshme në persona të ndryshëm.

Por ai deklaroi se te disa persona shkakton gjendje më të rëndë, si të fikëti apo deri në paralizë nervore.

“Për të kuptuar nëse një tullumbace me thithje apo me fryrje është kaq e rëndësishme sa po bëhet, duhen parë të dhënat dhe duhet parë si ndërvepron kjo me të tjerat.

Tullumbacja njihet si gazi gazsjellës ose i të qeshurës, sepse pas përdorimit të një tullumbaceje në varësi të personit, për shembull një person që mund të ketë pirë 10 tullumbace mund të mos i ndodhë asgjë, por ka edhe persona që pas 2 tullumbaceve të tilla ndiejnë një gjendje ilariteti, të qeshure, mund t’ju merren mendtë, madje ka raste të rralla dhe të rënda ku mund t’ju bjerë edhe të fikët apo të kalojnë në paralizë nervore.

Janë pikërisht këto raste të rënda që kanë detyruar studiuesit dhe parlamentin në Britani të marrë një vendim të tillë, i cili është: ‘Kushdo që e prodhon dhe shet mund të dënohet me 14 vjet, kush e përdor hapur dhe kapet mund të dënohet deri në 2 vjet burgim dhe me dëme të tjera financiare”, theksoi mjeku. 

Lini një Përgjigje