U qëllua me plumb në bark brenda serës me kanabis, zbardhen detajet se si u vra Pjetër Kola në Pukë

24 Nëntor 2022, 15:45Kronika TEMA

U qëllua me plumb në bark brenda serës me kanabis, zbardhen

Janë zbardhur detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i Pjetër Kolës, ngjarje e nDodhur më 27 shtator 2022.

Burime për OraNews bëjnë me dije se Kola është qëlluar me armë zjarri brenda një sere kanabisi të ngritur nga autori i dyshuar i kësaj ngjarje Maltin Gjoni i njohur dhe si Maltin Gjini. Në këtë serë ishin të punësuara gra të ardhura nga zona të ndryshme të vendit si Cërriku, Berati dhe Elbasani.

Policia ka gjithashtu gati edhe 7 urdhërarreste të tjera, 4 prej personave të cilëve dyshohet se banojnë në Lezhë.

"Më 27 shtator, rreth orës 18:00 është sjellë në urgjencën e Vaut të Dejës një shtetas i idnetifikuar si Pjetër Kola ku sipas ekzaminimeve ka rezultura se ksihte plagë me armë zjarri dhe pas kësaj është dërguar në spitalin e Shkodrës ku dhe ka ndërruar jetë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Qelë në Pukë ku sipas hetimeve dy muaj nga këto hetime, burime bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është regjistruar brenda një magazine ku përpunohej lënda narkotike kanabis.

Sa i përket përpunimit ishin graqë vinin nga zona të ndryshme kryesisht nga Cërriku, Berati e Elbasani dhe punonin për llogari të shtetasit Maltin Gjoni i njohur dhe si Maltin Gjini i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Pjetër Kolës. Por për të mësuar më shumë, nga ana e policisë dhe prokurorisë po punohet për ekzekutimine  7 urdhërarresteve. Në fakt janë 7 gra që janë nën hetim për kanabis.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin dhe ka pasur një mosdakordësi për sasinë e kanabisit.

Maltin Gjini dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në pjesën e barkut. Sa i takon persona nën vëzhgim nga ana e policisë, janë 4 persona që dyshohet se banojnë në zonën e Lezhës, pikërisht në zonën ku banonte dhe viktima ndërsa janë organizuar disa operacione për të rënë në gjurmët e tyre," raportoi gazetari i Ora News.

Lini një Përgjigje