Vdiq në vendin e punës, policia arreston drejtuesin që shkaktoi aksidentin

2 Dhjetor 2023, 09:59Kronika TEMA
Vdiq në vendin e punës, policia arreston drejtuesin që shkaktoi

Është zbardhur ngjarja e ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Lënie, ku humbi jetën punëtori i një firme ndërtimi, për shkak se u dëmtua nga automjeti i firmës.

“Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Policia ka arrestuar drejtuesi i kamionçinës së firmës, i cili kreu manovra të gabuara me automjetin që dëmtoi 51-vjeçarin dhe ka sekuestruar kamionçinën.

“Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje