Publikohen pamjet nga momenti i përplasjes mes dy familjeve në Pukë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.
Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie.
Mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte, Hil Zefi.
Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.
Familja Zefi ka reaguar duke thënë për bw se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për një konflikt mes disa shtetasve, në fshatin Gjegjan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë kryer veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K. M., 55 vjeç dhe F. Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie. Nga përdorimi i sende të forta gjatë konfliktit mbetën të dëmtuar këta dy shtetas dhe shtetasja B. Z. (nëna e shtetasit F. Z.), e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe shtetasi K. K. (djali i shtetasit K. M.). Policia vijon punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Keta jane ata te kanunit saliut qijani nenen njeri tjetrit se nuk po e rruan njeri karin se po luftoni
Vetem Xhaxhi dinte tja shtrengonte rrondelet ketyre “Zulu-ve” tane. Keta nuk kane evoluar shume nga majmunet
u paskan mbaruar bananet barboneve dhe po zihen, urgjentisht dergoni disa arka me banane ne xhunglen e veriut, pa vonese sepse ka rrezik qe te hane njeri-tjetrin.
Shtazë..