VIDEO/ Policia i futet me vinç nga ballkoni, si u arrestua Pengu në Korçë!

27 Shtator 2023, 17:21Kronika TEMA

VIDEO/ Policia i futet me vinç nga ballkoni, si u arrestua Pengu në

Një zjarrëvënie e qëllimshme, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, është zbardhur në kohë nga policia, që ka vënë në pranga një 30-vjeçar si autor të ngjarjes.
Fillimisht, uniformat blu njoftuan se në rrugën “Boris Plumbi” u dogj një automjet, ndërsa pas disa orëve publikuan pamjet e arrestimit në banesë të zjarrvënësit, Samuel Pengu.

30-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj shërbimeve të policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, ndaj Blutë e rrethuan pallatin ku ndodhej apartamenti i tij dhe dy efektivë kanë hyrë nga dritarja duke përdorur një vinç.

Sipas policisë, 30-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht.

30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre.



4 Komente

  1. T
    Trojan

    Ku vajten kamerat e policise se u be gjithe ai tender ,mos te flasim per uniformat kapelet apo syzet ,Ore po keta te OFL-se gjalle jane

    1. A
      Asd

      Bravo policia!!! Po e merr veten, pas 30 vjet pergjumje.

      1. V
        Vranakonti

        Bravo. Policia meritom lavderimet dhe vleresime te medha per punen dhe sakrificen qe kane bere ne kapjene kriminelit.

        1. B
          Baftjar

          O Zot fali se nuk dine. Po mire more njerez a cfare emri tu them... Nuk kini nje tokmak hekuri per te shperthyer deren, eshte kaq elementare per nje polici...200 euro ben profesionale dhe pa rrezik...eshte t.er tw shikosh ato pamje ku hyn polici nga dritarja me vinc...TURP.

          Lini një Përgjigje