VIDEO/ Si transformohej “Sheiku i Durrësit”, pasi provon tullumbacet me azot

22 Shtator 2023, 14:19Kronika TEMA

VIDEO/ Si transformohej “Sheiku i Durrësit”, pasi provon

Tullumbacet me oksid azoti reklamohen lirshëm në rrjetet sociale nga të rinjtë.

Ditën e sotme një 21 vjeçar, ka rënë në pranga pas videos që ka publikuar duke reklamuar bombola me oksid azoti, për të cilat thotë se kushtojnë 90 mijë lekë të vjetra dhe se me to mund të mbushësh rreth 45 tullumbace.

Madje, i riu Arjan Toçi teksa e reklamon në rrjete sociale, u bën tregon përdoruesve edhe ‘efektet’ që të jep duke përdorur shprehjen “të çon avion fare”.


Çfarë është “droga me tollumbac”?

Oksidi i azotit është një substancë që thithet nga një tullumbace, oksidi i azotit është përdorur në mënyrë rekreative për më shumë se 200 vjet.

Gazi vjen i mbushur në bombola të vogla metalike, të cilat futen në një ‘cracker’ ose në një shpërndarës të ngjashëm me kremin pana në mënyrë që përmbajtja e gazit të mund të futet në një tullumbace. Efektet e oksidit të azotit zgjasin nga 1 deri në 5 minuta.

-Marramendje -Eufori -Qeshje e pakontrolluar -Halucinacione vizuale dhe dëgjimore -Shikim i turbullt -Humbje e ekuilibrit -Dhimbje në gjoks -Dhimbje koke.


Thithja e oksidit të azotit shkakton eufori, relaksim dhe një gjendje halucinative, sërdorimi afatgjatë ose i zakonshëm mund të çojë në dëmtime të rënda neurologjike.

Meqenëse oksidi i azotit mund të shkaktojë marramendje, shkëputje dhe humbje të përkohshme të kontrollit, është e pasigurt ta thithësh gjatë qëndrimit në këmbë.

Në Tiranë këtë lloj droge e gjen për vetëm 300 lekë një tullumbac.

Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.      

Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.   

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.   

21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën "Tre Dëshmorët", bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./VoxNews

 

6 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    Ku osht video mer derr

    1. k
      k

      Paska ftyrẽ 70 vjeçari tẽ vuajtur 50 vjet nẽ gulagẽt sovjetikẽ. I shkreti ballkan !!!

      1. D
        Detari

        pje jan kaqe drogaxhinje keta islamiket skipfolsa?

        1. D
          Deri ne fyt

          Ke te drejt o dokar...

        2. N
          Nul Moka

          Taman, o sa mirë me qen shqiptar !

          1. r
            ronny

            Kalbeni ne qeli kete fytyre kurdi, islamik se me thene te verteten si duhet asnjerit, as vetes, as familjes as shoqerise. Nje ciban qe kundermon ere e qelbet se duket edhe sikur lahet njehere ne 10 vjet ky mut muti, Ne burg e ka vendin kellira, se sa me pak si ky soj neper rruge, aq me i paster behet edhe ajri,,,,,,

            Lini një Përgjigje