Vjedhja 25 armëve tërboi Dumanin! Biseda në SKY me “Agia Sofia”: Do bëj masakër, do të zhduk emrin nga Gjendja Civile

7 Dhjetor 2023, 17:16Kronika TEMA
Vjedhja 25 armëve tërboi Dumanin! Biseda në SKY me “Agia

Vjedhja në ambientet e një dyqani në Fushë-Krujë, të 22 pistoletave të kalibrave të ndryshme, 3 pushkëve dhe një tomsoni, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili përmes aplikacionit “Sky”, ka zhvilluar një bisedë të ashpër me një person që identifikohet me nofkën “Agia Sofia”.

“Ora News” mëson se ky individ që mban emrin e xhamisë së madhe në Stamboll, dyshohet se në muajin Dhjetor 2020, i ka vjedhur një sasi të madhe Nuredin Dumanit.

Siç del në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “SKY” Dumani, shan e kërcënon, duke premtuar se do bënte masakra nëse nuk kthehen armët dhe nëse personi me nofkën “Agia Sofia” nuk tregonte personin që kishte vjedhur armatimin.

Biseda mes dy protagonistëve zhvillohet një ditë pas Vitit të Ri 2021, pikërisht në 2 Janar, ku Dumani pasi i kishte gjetur kodin e “SKY” këtij individi i shkruan dhe fillon ta kërcënojë, madje i thotë se është Nuredin Dumani se të gjitha fjalët që thotë i kthen në vepra.

Sipas “Ora Neës” Dumani i thotë se nëse nuk kthen lekët e armëve apo të tregojë personat që kanë vjedhur armatimin e tij, ai do fshijë kontaktin e Agia Sofia dhe njëherësh do i zhdukë emrin dhe në Gjendje Civile, duke e kërcënuar se e llogarit të vrarë.

Dumani në këtë bisedë shfaqet me nofkën “Toto Rinoo” ndërsa personi tjetër që besohet se është nga Fushë-Kruja, shfaqet me nofkën “Agia Sofia” i cili është emri i Xhamisë së Madhe në Stamboll.

Mes dy personave zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, e nxehtë dhe kërcënuese deri në betime për vrasje dhe masakrime.

Toto Rinoo: Ça bone, mirë?

Agia Sofia: Ça bone ti?

Toto Rinoo: Mirë, faleminderit. Kalojm.

Agia Sofia: Nuk po të njof.

Toto Rinoo: Desha të flas pak me ty, për nji muhabet...në lidhje me diçka.

Agia Sofia: Kush je?

Toto Rinoo: (Nuredin Dumani, i dërgon foton e një arme).

Agia Sofia: S’po të kuptoj!

Toto Rinoo: Unë jam i zoti i kësaj armës. E di kush je ti, të njof mirë thjesht unë kërkoj atë që i ka vjedhur këto. Ndërsa ty të njof, ti smë ke takuar kurrë, hera e parë që folim. O djali shiko pak dhe kuptomë ça po të them. Pasi doja të flisja me ty si burrat dhe do gjejmë një rrugë. S’kom dasht me taku lajf se me dasht tashi për një orë të takoj.

Agia Sofia: Hahahahaha

Toto Rinoo: Me zgjidh këtë problem, armët janë vjedhur nga 4 persona. Unë të katër do ti zhduk dhe ty po qe nevoja. Po ca qesh ti?...të duket shaka...unë ta njoh vëllanë mirë dhe ty madje. Dhe mundohu me nejt pak serioz. Mos me hap dhomët mua, a mir...Me jep përgjigje këtu ose ke me dhanë lajf. Qysh dush ti e bojm...(I dërgon sërisht foto të armës)

Agia Sofia: Kujt ja more këtë kontakt? Kur armët janë vjedh nga 4 persona, atëherë ti e paske të zgjidh punën.

Toto Rinoo: I dërgon sërisht foto të armëve dhe vijon...o ti njeri unë e zgjidh mir këtë punë të paketoj e ty e qa ke mrapa. Të tregoj unë zgjidhjen ty pa merak.

Agia Sifia: Me degjo pak. Qofsh kush të duash mos kujto se po me tremb me të shkrujt se s’ja kam frikën asnjë njeriu ok. Edhe fol mirë, mos me flit mua me paketime.

Toto Rinoo: Shiko pak ti këtu. Unë të flas si të duash ti o idjot. Të paketoj o k... pse ça kujto ti se po flet me shokun tat o debil po te vras ty e ça ke mrapa. Për mallin tim s’ka byth jo ti po askush në Shipëri dhe sa për presjonet un i boj ralitet. Unë jam Nuredin Dumani. Më bërë të tregoj emrin që fole si gangster pulash ti. Do të rregulloj unë, pa merak e shef ti, se kush jam pa merak dhe do të shoh sa trim je pikolino ti dhe hajdut dhe gangster.Ti zbohesh dot, O hajdut o Gagster more vesh.

Agia Sofia: As të njof, as kam lidhje me të njof. As stë kam vjedh gjë as stë kam ra në qafë ok.

Toto Rinoo: A do më njohësh! Pa merak. Ku i more ato armë që janë të mijat, ato janë me numër serije. Janë vjedh 22 pistoleta, dhe 3 pushkë e 1 tomson.

Agia Sofia: Ore shok unë as ti kam vjedh, as gjë ok,se sjam hajdut edhe ato armë foto më kanë ardh.

Toto Rinoo: Po s’më njofte, do më njohësh të premtoj. Atë do e shikojnë ne. Dhe ato që ke bo me silenciator, sjan të tuat. Dhe këto që ke shit s'jan të tuat, sja ke haberin e di e di. Nga kush?

Agia Sofia: Unë po të them, që unë stë kam gisht në këtë punë nëse unë të kam gisht në këtë punë.

Toto Rinoo: Shiko, unë e di që do gjesh shumë arsye për me u la vet. Por nuk kam nevojë për mu sjaru. Unë du njeriun se kush ka hy në dyqan.

Agia Sofia: Po se kam lidhje me ty, si mund ti vjedh unë armët ty?

Toto Rinoo: (dërgon mesazh zanor dëke kërkuar që të paguajë të gjithë armët e vjedhura)

Agia Sofia: Po si të paguaj unë të gjitha, kur unë kam ble 3 pistoleta dhe asgjë më shumë

Toto Rinoo: (Vijon ti dërgojë dy mesazhe zanore, duke i kujtuar se armët e vjedhura i kishte shitur dhe kishte fituar para)

Agia Sofia: Po kan shit dhe të tjerë, unë po të them për vete kam blerë 3 armë.

Toto Rinoo: (Sërisht i dërgon mesazh zanor)

Agia Sofia: Unë deri më sot as skam vjedh njeri, as skam ndërmed me vjedh njeri, me jat fut njeriu.

Toto Rinoo: Shif pak çfarë do të çoj. Këto janë gjithë numrat e serisë të armëve që janë vjedh.

Agia Sofia: O vlla, unë të kuptoj shumë mirë ty. Nuk po hapet ça ke nis, se spo punon mirë. Unë deri më sot as skam vjedh njeri, as skam ndërmed me vjedh njeri, me jat fut njeriu.

Toto Rinoo: E kuptove tashi që spo luan kush bllofin. E di je tu kontrollu listën që a përputhen numrat e seris.

Agia Sofia: Për zotin nuk po hapet. O vlla unë nuk rrej kurë në jetën time se sjam i tillë. (I dërgon foto të disa armëve).

Toto Rinoo: Shiko pak, unë spo akuzoj njeri për hajdut, amo ai mall osht vjedh dhe ty të ngel barra pasi ty tu gjetën këto armë.

Afia Sofia: Po si kam unë, këto janë shit për të fitu 200 apo 300 euro.Unë të thashë që në fillim, mu duke si ndonjë i njohur dhe thash po bën shaka. Tani e kuptoj shumë mirë, në çfarë situate je.

Toto Rinoo: Ore s’jam në situatë të keqe, në këtë mes je ti në situatë të keqe. Se ti më ke dalë në dritë, që 3 ditë pas vjedhjes. Ty të janë parë armët dhe i ke shit po ti.Tani ne kemi veç një rrugë, me gjet atë që i ka vjedhur ose ti do i paguash vetë këto armë. Ose me çu mu, kea to që ti kan dhan ty dhe ngelet midis nesh dy, kjo punë.Se si do i vejë puna prapa, mes nesh ka me ngel si për mir si për keq.Se unë do e mbaroj këtë punë se z’bo.

Agia Sofia: Po jo se të garantoj unë, se s’jam unë!Unë do flas me atë dhe do të kthej përgjigje, se atë që i kam ble e kam shok. Se nëse je ai që mu prezantove, ta siguroj që kemi shokë të përbashkët.

Toto Rinoo: Thjesht po kërkoj ma shumë se dy veta mi qëru.Po mos kem tjer me qëru atëher do merem me ty, se do qes mllefin diku dhe ai diku je ti se veç ty të kom ma të shpejt e me hek dufin.

Agia Sofia: Po jo se të garantoj unë, se nuk jam unë. Për këtë stë kam bo gjë unë, këtë gjë të jesh i sigurt. Tani unë po të flas pastër dhe nëse del nga dora ime se të ka vjedh një fishek atëherë të kam borxh, ça të duash.Unë sjam tradhtar me shit njerës, më mirë vij vet.

Toto Rinoo: Ok hajde vetë. S’po të akuzoj as për tradhtar as për hajdut. Mos shit njeri. Si ke vjedh ti, i ka vjedh ai që ti dha ty. Por puna osht se të jan kapur ty këto armë.

Agia Sofia: Unë i kam marë nga krah tjetër

Toto Rinoo: Kush është krahu tjetër? E di kush jam un me të vërtet se veç në TV ke ngju pralla për mu. Amo ndryshe osht situate.

Toto Rinoo: Si e lom këtë punë, a mos e zgjasim kot se duket sikur po folim si fëmijët.

Agia Sofia: unë ta thash si e mora, thash njeri po bën shaka.

Toto Rinoo: O më jep njerzit ose m’baje vet dopjo 6-ën. jo jo më thuaj si erdhën armët e mija ke ty vetëm 3 ditë pasi mu vjedh dyqani mua.

Agia Sofia: Po s’kam si ta mbaj, un tani po të flas taman.

Toto Rinoo: Pasha Allaun do bëj masakër për këtë punë dhe për atë zot po duket sikur po e ofendon, duke më bindur që ti ske lidhje. Unë po të fshi nga kontakti dhe do flas dhe me Gjendjen Civile, të fshi dhe ty nga ty...un jam Nuredin Dumani..do takojm shum shpejt të premtoj.

Agia Sofia: Tani këtë gjë s’ta pranoj, të më flasësh kështu.

6 Komente

  1. l
    lani

    kopilat jane shume te poshter edhe te lige

    1. G
      Gjak me gjak

      E si përfundoi puna e ktyre boleve pa koqe që paskan qenl mëbtë fortë se shteti . Ace di Ky spurdhjak Dumani nese nuk ka shtet , të gjithë shqiptarët e kon një damar gjaku që kur i kërcënon për jeten të heqin qafe para se tjetri tjabmari jetën .Paska shpëtu mirë ky Dumani pa ju ngritur kembet nga dielli

      1. k
        korraku

        Trima si ty ne gazete me emer te rreme, jane trima. Nuredin Dumani eshte ai qe i vinin gjitha krahet e krimit per ti bere sherbime. Ka qene njeriu me i garantuar per vrasje me pagese, e kishin frike te gjithe. Ai nuk dinte te mburrej, apo te bente shaka, po te thoshte do te vras, te vriste.

        1. P
          Parruca

          Kete nuk ke kuptuar, qe Dumani nuk ishte gjaknxehte por vrases gjakftohte dhe pa brerje ndergjegje. Kjo e bente vrases me pagese efikas. Prandaj dhe i shkonin kontratat nga te gjitha anet. Po te lexosh dhe kete biseden me kete tipin, kupton qe nuk eshte gjaknxehte.

        2. V
          V.L

          Po kujt i hyjne ne pune bisedat e ketij te droguarit. Pse i lodhni njerezit me te tilla karlleqe.

          1. r
            reti11

            Duket si bisede ndermjet shkerdhenit dhe jamarabit!

            Lini një Përgjigje