“Vrapo, mami ka vdekur”. Ishte vajza e vogël e Klodiana Vefës, 35-vjeçares shqiptare që u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino, që i tha vëllait të saj që e ëma nuk jetonte më.
Ngjarja tragjike ndodhi pak para orës 20:00 të së enjtes, pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç, por jo më me bashkëshortin Alfredin, gjithashtu shqiptar, me të cilin po ndahej. Për këtë të fundit nuk ka ende asnjë gjurmë dhe është aktualisht në kërkim nga karabinierët. Ai rezulton i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, duke cituar burime të karabinierëve, mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje të herë pas hershme, për shkak të xhelozisë së bashkëshortit. Megjithatë nuk rezulton që gruaja të kishte bërë denoncim.
Në Itali prej 17 vitesh, 35-vjeçarja punonte si kamariere në një restorant të zonës. Mbrëmjen e djeshme, Alfredi mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe mes palëve kishte shpërthyer një zënkë. Më pas Klodiana kishte dalë nga shtëpia. Pikërisht në trotuar, pak metra më tutje u vra me 3 plumba pistolete, një prej të cilëve i mori jetën.
Ata që e gjetën trupin e pajetë të Klodianës në mes të rrugës ishin pikërisht fëmijët, që dolën bashkë me familjarë të tjerë të viktimës, pasi dëgjuan të shtënat. Përveç gëzhojave, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që besohet se vrasësi e mori me vete teksa u largua me makinë. Mësohet se autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Kafshet fshatare, nuk qytetrohen. More plehra, po cfaredo qe te ket bere, lere dhe vazhdo jeten o plehra. Pse ne vrasje o qenie frymore qe se meritoni te merrni oksigjenin e kesaj toke.
Pse pergjitheson or Drin, shko e shif sa urdhera mbrojte ka qit gjykat e kryeqytetit per te ashtuquajturit tironc te vjeter. Nje ftyr kane kriminelat qofshin ngado me origjine
Tironcat janë malokë që kane zbritur nga shpellat në kohën e sali kriminelit
Xhaxhi Enver , xhaxhi Enver , per kafshet plumbin e kishe sheqer
Xhaxhit ja kishin shpratalluar bythen kure ishte ne France ! Po ti ashtu te shqyer e ke !
Te lesh femijet me drama gjithë jetën, të vrasesh nënën e femijeve të ty, të shkaterrosh jetë sepse mentaliteti yt plehre nuk pranon dot lirine e të tjereve tregon se sa kriminel je more pis, more copë mishi me dy sy. Unë jam ateist, por ne kete rast dua të besoj dhe shpresoj që ferri të ekzistoje që të dergjesh pergjithmone atje. Kafshë!
Kafsha e paqyteteruar maloke shqiptare (nuk flas per te gjithe shqiptaret), kafshe primitive do te mbetet, si te jete ne Firence, Londer, Paris, Nju Jork, apo ne Hene. Malokeria dhe mentaliteti i neveritshem primitiv i ketyre burrave te ndyre, nuk shqitet nga asnje kulture perendimore, edhe sikur 50 vjet te kene jetuar atje. Mjere ato gra (dhe femije) qe bien ne dore te tyre dhe qe i kane ne jetet e veta. U prehte ne paqe viktima e re dhe ngushellime familjes, sidomos dy femijeve te gjore, pa nje prind dhe me nje baba kriminel qe i vrau nenen me plumb ne koke.
cfare drame per femijet: nena e vrare nga babai. Nje familje e shkaterruar. cfare mund te presesh nga keta dy femije kur te rriten, me syte e tyre pane si familja instituti ku duhet te ndihesh i mbrojtur dhe te ngjesh mbeshtetje u shkaterrua nga vete themeluesit prinderit.