Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, pse u zgjodh data 26

26 Shtator 2023, 13:37Kronika TEMA

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, pse u zgjodh data 26

Martin Bardhi, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në qendër të Rrëshenit këtë të martë, ai u vra para lokalit në pronësi të tij.

Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe hakmarrje, kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi.

Bardhi sapo ishte liruar nga qelia e burgut. Ai ishte lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi në muajin Mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin ndaj Saimir Reçit në Rrëshen.

E kjo ngjarje e 6 muajve më parë ka një të përbashkët me vrasjen e sotme: Datën e krimit, më 26 Mars u qëllua ndaj Saimir Reçit, ndërsa më 26 Shtator u vra Martin Bardhi.

Në lidhje me ngjarjen e disa muajve më parë janë në kërkim djali i Martin Bardhit, Erindi dhe një kushëri i tyre, 28 vjeç për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se atëherë u qëllua ndaj makinës së blinduar të Reçit, ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili në vitin 2020 u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit.

Gjithçka ndodhi pasi Erind Bardhi fillimisht është konfliktuar me Saimir Reçin në qendër të qytetit të Rrëshenit për një vend parkimi dhe pas këtij momenti shkoi në banesë për të marrë armën.

4 Komente

  1. P
    Po Kryekrimineli qe hapi Depot e Armeve !

    Njerezit po vriten qe nga 97 e deri me sote ...Keta qe kane ndermend te vriten si me te fortet ne rote te semes shkofshin....dhe le te hdukin njeri tjetrin ! te pastrohet vedni nga keta muter qe dine vetem te vrasin ! por cfare taksirati ka ndonej qe e kape ndonej Plumb qore thuaj ! Pastaj si nuk u Arestua apo te vritet Ai qe dha Urdher per hapjen e Depove te Armeve ! Kjo ngelet enigem deri me sote !

    1. F
      Fener Zizi

      Maloket ,keshtu do Zhduken, eshte Haku i Shqiperiseqeketa Kafshee degjeneruan qe nga Viti 1992 nen Drejtimin e Shpellarit Sali Kerma.

    2. t
      tetovari2

      Vazhdoni hani kokën njëri tjetrit për një vend parkimi!!!!!U zdukëshi nga faqja e dheut,bashkë me si thotë komentuesi në lartë,bashkë, me tradhëtarin kombëtar Sali!

      1. M
        Mbeshtetesi...

        Kta i fillojne hasmerite per nje te shikuar shtrember,per nje parkim,per llaf goje,,,,pastaj hyn ne lufte gjith fisi,,,,mesjetar,,me mir keshtu se zhdukin njeri tjetrin kta rrac xhunglash,,,kjo dhoj rrace do shfarosen nga vet keta,,,se qytetari civil e me kultur i hap rrugen ktyre kafsheve,,kta e gjejn me njeri tjetrin,,,

        Lini një Përgjigje