Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e të birit, vetëdorëzohet një nga të kërkuarit: S’kam lidhje me ngjarjen

28 Shtator 2023, 11:42Kronika TEMA

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e të birit, vetëdorëzohet

Edmond Nika një nga të shpallurit në kërkim për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e të birit, Gjin Guri mbrëmjen e djeshme në Dukagjin është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se gjithë ditën e djeshme ka qenë në vend me kamera. “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, është shprehur 28-vjeçari në polici.

Për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar edhe Martin Qershija, 28 vjeç,  Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç.

Mbrëmë në Dukagjin u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.

I plagosuri Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015, atëherë 38-vjeçar, ai figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjate patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis. Ai ishte i dënuar nga gjykata me 7 vite burg.

Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli. Policia po heton në disa pista për atentatin e kësaj të mërkure, ku më kryesorja është mosmarrëveshja për lëndët narkotike e mbjella në zonën e Dukagjinit. 

Lini një Përgjigje