Vrasja në Rrëshen, gazetari: Njërit prej të plagosurve i është dashur të presë dorën

27 Shtator 2023, 17:45Kronika TEMA
Vrasja në Rrëshen, gazetari: Njërit prej të plagosurve i

Të tjera detaje kanë dalë mbi vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen gjatë ditës së djeshme, ku u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Gazetari Igli Çelmeta është shprehur në News 24 se vrasja do të do të trazojë ujërat dhe mund të sjellë edhe viktima të tjera.

Ai shtoi se njërit prej të plagosurve i është dashur të presë dorën, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore në të cilën ndodhej.

Ndërsa, ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari e krahasoi vrasjen në Rrëshen me ngjarjen që ndodhinë Krujë mes fisit Rraja dhe Maja. Ai shtoi se në Shqipëri nuk funksionon shteti.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Havari: Ngjarja është e ngjashme me atë në Krujë, me fisin Rraja. Vetëm në Tiranë ka një ndryshim e ndërsa në rrethe ka probleme. Atje s’guxojnë të ndalojnë për kontroll rutinë. Nuk çuditem që bënë atë që bën. Konflikti dihet, pasi ka dhe të plagosur të cilët mund të dëshmojnë. Unë e them hapur që nuk funksionon shteti dhe policia. Në Francë dhe Itali nuk bëhet fjalë për vrasje një herë në dy tre ditë, ndryshe nga këtu. Këtu ka probleme të thella.

Çelmeta: Ngjarja dje ka ndodhur në lokalin e viktimës, i cili ka qenë duke pirë kafe me tre persona të tjerë që mbetën të plagosur. Dyshohet se kanë qenë dy autorë. Ngjarja është e rëndë pasi ka ndodhur në mes të ditës. Njërit prej të plagosurve iu është dashur të presë dorën për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të trazojë ujërat, mund të sjellë vrasje të tjera më të rënda.

1 Komente

  1. p
    prec Ulaj

    E mbani ment pjesen teatrale "Cuca e Maleve"? Kur i kapen diversantet, njeri prej tyre tha: Per nje vic , perfundova ne mal. Sherri ne Rreshen per nje parkim, eshte tamam i njejti. Tani jane futur ne gjak shume familje, qyteti nuk ka me qetesi.

    Lini një Përgjigje