Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg, Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën.
Bashaliu akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I dënuari u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ndërsa që prej qershorit 2021 ai ka qenë nën masën e arrestit me burg. Ngjarja ndodhi më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut.
Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.
Mbase nuk i di mire rrethanat e ngjarjes por ne fund te fundit vrau nje njeri prandaj denimi me kaq duket absurd por cudira qe ndodhin se dhe mund qe gjykata ne vend qe te jap denim max ta pergezoj dhe ta shperbleje per ditet e mbajtjes ne burg.
Vrasje me paramendim plus tri nene të tjerë dhe denohet 18 vjet? Çfarë gjykatësi është ky që jep denime të tilla qesharake? Ky është nxitës i gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Në botën demokratike, një vrasës i tillë, denohet me burgim të përjetshëm. Nuk bëhet drejtësi në Shqipëri prandaj nuk ndalen pushka dhe korrupsioni.