Vritet babai dhe plagoset i biri në Dukagjin

27 Shtator 2023, 19:29Kronika TEMA
Vritet babai dhe plagoset i biri në Dukagjin

Një vdekur dhe një i plagosur raportohen në një ngjarje të rëndë ne Dukagjin. Paraprakisht mësohet se Zef Guri raportohet është viktima e ngjarjes, ndërsa Gjin Guri është i plagosur rëndë, babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në Mal të Shoshit. Është e paqartë çfarë ka ndodhur. Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të filluar hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Autori është larguar në drejtim të paditur. Gjin Gurit në nentorin e 2021-it i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

1 Komente

  1. h
    haha

    Prandaj Papa Lekua u beri kanunin ,,,qe mos te vriten me njeri tjetrin ,,,,prap vazhdojne ,,,,

    Lini një Përgjigje