Zbulohet kush ia vendosi tritolin lokalit të Noizy-t

28 Shtator 2023, 11:08Kronika TEMA

Zbulohet kush ia vendosi tritolin lokalit të Noizy-t

Është zbuluar pas tashmë më shumë se një viti, se kush e ka vendosur tritolin në lokalin e këngëtarit të njohur Noizy, në qershor 2022.

Ka qenë në fakt dëshmia e Artan Tafanit, tashmë i penduar i drejtësisë, ajo e cila ka zbuluar se lënda eksplozive është vendosur nga banda e Laert Haxhiut.

Ky i fundit, është një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ndodhet aktualisht në burg në Greqi.

Gjashtë vrasje dhe pesë shpërthime në objekte i janë atribuuar këtij grupi, mes të cilëve edhe ai në lokalin e Noizyt.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit 2022, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë brenda dhe ngjarja mbeti vetëm në dëme materiale.

Pamjet e biznesit të artistit bënë xhiron e rrjetit asokohe, ku u aludua edhe një armiqësi me një tjetër këngëtar, Kleviol Ahmetin (Cllevio) mund të ishte shkak i shpërthimit.

Megjithatë, duket se dëshmia e fundit e Tafanit e rrëzon këtë tezë.

 

 

Lini një Përgjigje