Gonxhja: Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Turanit

9 Qershor 2026, 11:10Kulturë TEMA
Gonxhja: Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve për restaurimin e Kulla e Turanit, duke e cilësuar atë si një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike.

Sipas ministrit, puna po vijon për restaurimin dhe konsolidimin e monumentit, i cili është pjesë e listës së objekteve në risk të Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë. Ndërhyrjet financohen nga fondi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për rastet emergjente dhe përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira.

“Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Turanit, një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike. Krahas shpëtimit dhe stabilizimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike për brezat e ardhshëm”, shkruan Gonxhja.

Projekti synon jo vetëm ruajtjen dhe mbrojtjen e monumentit, por edhe rikthimin e tij në një pikë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe turizmit në zonën e Korçë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje