Mijëra të rinj i janë bashkuar Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike UNUM, i cili zhvillohet tek Rana e Hedhun, në Shëngjin.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se mbi 60 mijë vizitorë gjatë 5 ditëve të festivalit dhe deri në 25 mijë persona në një natë të vetme, janë shifra që flasin vetë për ndikimin ekonomik dhe turistik gjatë ditëve të UNUM në Shëngjin.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë event si sukses për Shëngjinin, Lezhën, për bizneset lokale dhe për Shqipërinë turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.
Zona bregdetare e Shëngjinit është kthyer në epiqendër festimesh me performanca live të DJ-ve më të mirë botërorë.
UNUM Festival është një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike në Ballkan. Ai zhvillohet çdo vit në zonën e Ranës së Hedhun, pranë Shëngjinit dhe kombinon muzikën house e techno me natyrën e bukur, pyllin e pishave dhe detin.
Ky festival muzikor është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë bota, që ndjekin nga afër artistët që performojnë, duke sjellë një atmosferë elektrizuese dhe përvojë unike.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje