Thesaret e artit mesjetar shqiptar do udhëtojnë drejt Francës

9 Qershor 2026, 19:18Kulturë TEMA
Thesaret e artit mesjetar shqiptar do udhëtojnë drejt Francës

49 ikona të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të ekspozohen për herë të parë në një ekspozitë në Francë, duke përcjellë vlerat tona të trashëgimisë kulturore e shpirtërore. Ekspozita do të zhvillohet më 13 qershor, kur publiku francez do të ketë mundësinë të njihet me autorët dhe periudhat e ndryshme të këtyre veprave.

Në 13 qershor ne inaugurojmë një ekspozitë me titullin Ikonat e Shqipërisë, thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, e cila do të hapet në Muzeun e Arteve të bukura në qytetin e Shambërisë në Francë.  Ekspozita vjen si rezultat i binjakëzimit midis bashkisë së Korçës dhe bashkisë së Shamberisë dhe me ndihmën e Ministrisë sonë të turizmit, kulturës dhe sportit. Edhe në Francë ku shumë ikona, 49 ikona vijnë për publikun francez ku do njohin jo vetëm artin shpirtëror të Shqipërisë, por edhe atë artistik. do njihen me autorët, me periudha të ndryshme, një evolim dhe një zhvillim të pikturës bizantine duke filluar që prej shekullit të 14 deri në fillim të shekullit të XX”, deklaroi Fjoralba Prifti, Drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

Ndërkohë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, këto ikona janë zëvendësuar me printime deri në momentin që ato do të rikthehen sërish në vendin e tyre.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje