41-vjeçari holandez që ka më shumë se 500 fëmijë “përfundon” në gjykatë

1 Prill 2023, 22:25Lifestyle TEMA

41-vjeçari holandez që ka më shumë se 500 fëmijë

Një 41-vjeçar nga Holanda ka më shumë se 500 fëmijë, të paktën sipas Donorkind Foundation, një organizatë që ndihmon fëmijët e lindur nëpërmjet dhurimeve të spermës, të cilët kërkojnë origjinën e tyre.

Ndërkohë, nëna e një prej fëmijëve të tij ka ngritur një padi duke kërkuar nga gjykata në Holandë që ta ndalojë këtë persona të dhurojë spermë. Sipas udhëzuesve mjekësorë në Holandë, një dhurues mund të jetë baba i jo më shumë se 25 fëmijëve. Kjo bëhet për të shmangur incestin dhe problemet shëndetësore, por nuk konsiderohet vepër penale.

Dhuruesi, i cili është quajtur nga mediat holandeze si “Jonathan M.” Ishte përjashtuar nga dhurimi në vitin 2017 nga nëpërmjet Shoqatës Holandeze të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Në atë kohë, ishte vlerësuar se ai ishte baba i 102 fëmijëve nga 11 klinika të ndryshme. 

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Jonathan-in, i cili është një muzikant, të vazhdonte dhurimin, tashmë edhe jashtë Holandës.

Drejtuesi i “Donorkind” është shprehur se ai mban kontakte të rregullta me disa nga nënat e 500 fëmijëve të Jonathan-it, i cili madje është takuar edhe me disa nga fëmijët e tij.

Fondacioni Donorkind ka thënë se tashmë po lufton ruajtjen e anonimatit të dhuruesve, pasi kjo e bën shumë më të ndërlikuar kontrollin e numrit të fëmijëve të tyre.

4 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Sot LGBTQ dhe Bleck Lives Matters duan dhurues sperme jevgu dhe jo bjondi.

    1. a
      a.a

      eh ka dashur te permiresoje racen....

      1. U
        Ura e tabakve

        K'to hollandezet t'habisin fare ....! Zanat i pa pare " distributor ambulant sperme " . Edhe pastaj dalin t'gjith dylbera . Kon t'drejt qe nuk e pranojn Shqipnin n'BE . Ne nuk i plocojm kushtet nuk jemi si ato.

        1. F
          Fiti

          Jonathan wow Jo Na Than fjalë te shipes zone syipe tone Jo na than se nuk ka te drejete me jape spermen per ma shumë se 25 fmi po more ky numer 25 po ma kujton luftat e gjergjit en kruj . Jo na than 25 = 2 5 =7 uuuuuu po i paska ba 500 a kemi festu 500 vjetorin e vdekjes te mbretiti ton Jo po na than mire ky djali mos i ks rranjet en .......... zoti e din i ka va hilandezet me fmi tash po e di pse hemi en krejt Botë haha

          Lini një Përgjigje