Aktori i njohur mbledh para për të blerë drone në ndihmë të ushtrisë ukrainase

25 Mars 2023, 18:04Lifestyle TEMA

Aktori i njohur mbledh para për të blerë drone në

Ylli i “Star Wars”, Mark Hamill po mbledh para për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës të blejë drone zbulimi.

Aktori dhe ambasadori i UNITED24, një nismë globale për të mbështetur Ukrainën, tha se ai po mbledh fonde për 10 dronë skaut RQ-35 Heidrun.

Droni mund të transmetojë video në kohë reale, gjë që e lejon atë të mos ekspozojë operatorin.


Në një postim në Twitter, Hamill tha se do të takohej me anëtarët e ushtrisë ukrainase sot për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre dhe të informohet mbi situatën.

Mbledhja e fondeve është nisur me kërkesë të forcave të armatosura të Ukrainës. 

Lini një Përgjigje