Aktorja shqiptare: Vajzës i thashë ik nga shtëpia, jeto jetën tënde. Të rinjtë duhet të jetojnë vetëm, jo me prindërit mbi kokë

23 Shtator 2023, 10:25Lifestyle TEMA
Aktorja shqiptare: Vajzës i thashë ik nga shtëpia, jeto

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur, spikati për tipin sportiv dhe pa tabu që transmetoi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, por edhe jashtë saj.

Ndonëse dëshira e saj më e madhe ishte të kishte një format të sajin në ekran, aktorja gjithnjë e më shpesh u pa larg ekranit. Megjithatë në media shpesh është bërë lajm rreth deklaratave që Monika bën.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku në rrjetet sociale, ajo ka qenë në kërkim të një partneri. Sipas saj, partneri i saj i ardhshëm duhet të ketë tre kritere.

“Do të doja të kisha një burrë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder”, shkruhet në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë xhiron e rrjetit kërkesa specifike që ajo ka për partnerin e saj. Vetëm pak javë më parë paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në një nga baret e Tiranës, teksa shoqërohet nga një mashkull i panjohur për publikun. Nuk e dimë nëse është një mik, apo i njohur i Monikës, apo zotëria në fjalë është partneri i ri i saj. Vetëm pak kohë më parë, ajo u shpreh rreth jetës së saj private, por edhe rreth rritjes së vajzës së saj.

“Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’.

Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19 vjeç, sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku”.

Ish-banorja e “BBVIP” u shpreh se ajo e ka lënë vajzën e saj të jetoj e lirë. Monika zbuloi se jeton me të ëmën e saj dhe tregoi se ajo i thotë të mos kthehet vonë pasi e shikojnë komshinjtë teksa theksoi se kjo gjë është diçka që mosha e tretë nuk e koncepton dot.

“Unë ngaqë isha me nënën, e lashë vajzën pastaj që 23 vjeçe. I thashë ‘dil në jetë dhe jeto jetën tënde’. Unë e kam jetuar jetën në formën më të mirë timen. Rikthimi te prindërit sot? Them se është nevojë, sepse mendoj që çdo i ri, sidomos pasi mbaron një shkollë të lartë, e ka të padiskutueshëm që duhet të jetojë vetëm dhe sot është mundësia.

Prindërit ne i duam, i kemi pranë gjithmonë, por në fund të ditës, mua edhe sot, mami më thotë: Pse vjen kaq vonë, të shikojnë komshinjtë… te brezi i tretë vazhdon të jetë kjo dhe ata nuk duan ta besojnë këtë gjë që te fëmija i tyre të thuhet diçka. Të rinjtë e brezit sot duhet ta nisin këtë gjë vetëm”, tha aktorja.

Monika Lubonja e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” është gjetur para pyetjeve pikante nga fëmijët. Një prej tyre e ka pyetur rreth jetës personale se kur do të ndryshonte status aktorja, atë të martesës, aktorja nuk ka nguruar të përgjigjet.

“Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”, pyeti Noeli.

Me humor Monika tha se deri më tani ka pritur princin, por nuk ka ardhur dhe se tashmë është në pritje të mbretit.

5 Komente

  1. L
    LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

    Ti moj mama e lirë dhe "mam e mirë,, mos e rruaj fare, ç'mut princi pret? Të zgjidhur e ke problemin, çfar tepron nga goca e "lodhur,, tek mama për tu "shplodhur,,. Të"lira,, nuk jeni?

    1. D
      Do jete e semure kjo !

      Kjo do jete e semure ! mesiguri i bjen zore kesaj laraske te te Vizitohet tek Mjeku Psikiater ! Gjyna pasak shkuar per leshe !

      1. D
        Do jete e semure kjo !

        Kjo do jete e semure ! mesiguri i bjen zore kesaj laraske te te Vizitohet tek Mjeku Psikiater ! Gjyna pasak shkuar per leshe !

        1. L
          Labi

          Per ca prinderish glet kjo,e di gjith Tirone qe eshte e biresuar,shkurt eshte kopile, te pakten te kishte pak respekt per ata njerez te mire qe e rriten.

          1. T
            TANI KOMPOZITORI

            JETO JETEN NE MAJE TE KACOS SIÇ BERE DHE TI.

            Lini një Përgjigje