Bëri operacion plastik për t’i lënë përshtypje të dashurit të saj, ndahet nga jeta modelja

5 Qershor 2023, 19:40Lifestyle TEMA

Bëri operacion plastik për t’i lënë përshtypje

Modelja e njohur turke, Lygia Fazio, ndërroi jetë të mërkurën, më 31 maj, pas një operacioni në një klinikë jo të certifikuar, ndërsa lajmi për ndarjen e saj nga jeta u dha në rrjetet sociale nga fansat e saj.

Në një intervistë vitin e kaluar, modelja 40-vjeçare zbuloi se ndjehej nën presion për të pasur një ijë më mbresëlënëse dhe do t’i nënshtrohej një operacioni për të arritur qëllimet e saj.

Duke u shprehur se donte t’i bënte përshtypje edhe të dashurit të saj, modelja u operua në një klinikë jo shumë të njohur, gjë që për fat të keq i mori jetën.

Lygia Fazio e hoqi implantin e parë, pasi ajo kishte vendosur në ijë lëvizi dhe u zhvendos majtas e djathtas. Mësohet se, shkak i vdekjes së saj ishte një infeksion i rëndë pas ndërhyrjes.

Lygia Fazio, qëndroi e shtruar në spital për tre javë deri sa ndërroi jetë. Ajo kishte edhe 2 fëmijë.

1 Komente

  1. d
    doni

    Modelja e njohur turke, Lygia Fazio... Eshte braziliane o tema ,jo turke ....imagjino dmth ai qe i shkruan keto se ka as haberin si tingellon nje emer turk ....zot na ruaj ....

    Lini një Përgjigje