Dani Alves në burg për përdhunim, modelja "i jep duart"

15 Mars 2023, 21:50Lifestyle TEMA

Dani Alves në burg për përdhunim, modelja "i jep duart"

Joana Sanz, bashkëshortja e Daniel Alves, ka bërë publike këtë të mërkurë divorcin nga lojtari i arrestuar që prej janarit në Barcelonë, i akuzuar për përdhunim , ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në një klub nate në qytet.

Modelja shprehet përmes një letre të hapur në Instagram (e shkruar me dorë, në një bllok shënimesh) në të cilën ajo përmend arsyet e largimit nga Alves. Vendimi, thotë ajo, ishte i vështirë për t’u arritur.

“Ndjenja e braktisjes dhe e vetmisë vendosi të më shfaqej në derën time. Mijëra “pse” pa përgjigje. Zgjodha si partner një person që më dukej perfekt. Ai më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë, më ka ndihmuar të rritem (…) Është e vështirë për mua të pranoj që i njëjti person mund të më bëjë copash.

Do të duhen vite të tëra për të harruar mënyrën se si më shihte. Sikur të isha fantastike. Po, jam e zonja, e pavarur, e zgjuar, besnike dhe njerëzore. Aq njerëzore sa pavarësisht dëmit që më shkaktoi, jam në anën e tij”, shkruan Joana Sanz.

1 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Jemi dhe ne te tjeret qe mund te ndihmojme (duke ta mbeshtetur) qe te rritesh akoma......

    Lini një Përgjigje