Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

7 Dhjetor 2023, 22:04Lifestyle TEMA
Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. ZËRI ka zbuluar se dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj. Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. 

ZËRI ka siguruar kallëzimin e plotë të zotit VARFAJ në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen:

"Ju drejtohem juve me anë të kësaj ankesë për gjyqtaren Marinela Osmani, e cila në procesin ku unë kam kallëzuar ish-bashkëshorten time Rudina Dembacaj për falsifikim të prokurave në bashkëpunim me noterin në 2 prokura të ndryshem. Vepra penale është konsumuar plotësisht dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura dhe avokatja e saj në seancë. Nga ana jonë janë dorëzuar 2 shkresa të ardhura nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në të cilat provohej se janë përdorur 2 prokura të falsifikuar që kanë për të kaluar jashtë territorit të RSh vajzën e mitur me nënën e saj pa dijeninë dhe miratimin tim.

Organit të akuzës në Gjykatë i është bërë me dije dhe këtë e kemi përmendur edhe në Gjykatë se hetimet nuk kanë qenë shteruese pasi ne pretendonim se prokuroria i ishte shmangur hetimit duke u mjaftuar vetëm tek njëra nga deklaratat noteriale të falsifikuara të përdorura për të kalur fëmijën jashtë territorit të RSH-së dhe përgjigja ka qe se ishi bërë të gjitha hetimet dhe se nuk ishte më e nevojshme që të bëheshin hetime shtesë. Pra e nderuar gjykatë në këtë proces janë anashkaluar procedurat e hetimit nga ana e prokurorisë dhe nga gjyqtarja.

Pra asnjë nga pretendimet e mia si viktimë e veprës penale nuk është marrë në konsideratë në diskutimet përfundimtare në nuk kemi qenë dakord për sa ju kemi cituar më lart, ne gjithashtu nuk jemi dakord me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për argumentat dhe pretendimet e paraqitura më lart, gjyqtarja me vetëdije dhe duke e privilegjuar pozitën e vetë nuk ka pranuar dhe nuk ka çmuar që i pandehuri të merrej dhe noteri që në mënyrë të përsëritur ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale, kjo e privuar nga deklaratat që rezultonin të rejigstrua në sistemin Tims, ku janë bërë pjesë të fashikullit gjyqësor."

Gjithashtu, ZËRI ka siguruar edhe dënimin e caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur.

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës "falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.

3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re. Ajo ka lidhur kurorë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

17 Komente

  1. T
    Tirona

    Dënimin ta kryej në një vend publik , tek dy krahët e ures kryesore të Lanës duke u futur me qizme në lane duke e pastruar këtë zonë nga pislliqet që grumbullohen, si do jetë një shfaqje e bukur për kalimtarët qe ecin sipër rrugës

    1. M
      Marko

      pune kurvash Vari karet

      1. D
        Drejtësi e korruptuar

        Vetëm një gjë është çudi. Popullin e shkretë e dënojnë përherë me burg. Kurse këta gjasme VIPa ua konvertojnë në shërbim prove.

        1. T
          Tironci

          Shume mire ja kan bere e meriton !

          1. D
            Davidi

            I varfaj ai, qe mbolli faren ne toke te rreshkitur.

            1. Ça kafshe

              Yyyyyyyyyyyyy lopë!

              1. M
                M.B

                Budalliqet e keti neni apo ligji .Ka prinder qe jane injorante dhe injorancen e tyre duhet ta vuaje femija .Lerini te kenaqen femite dhe shmangni keto ligje pa kuptim

                1. M
                  Mark Gjonaj

                  Nuk ka me keq se sa te hyje vetja ne qef, duke ardhe e duke humbur cdo dite! Babain e ka pase arsimtare dhe mjaft i rregullt ne vitet 60- te! Duket se eshte pa tru, lene nje e merr nje tjeter; madje ky qe ka marre, ka qene i dyshuar per vrasje! Po keshtu dhe vellai i Burrit ka vrare shefin e Rajonit te Policise ne Tirane! Kjo eshte rruga e pakrye e nje truthare, qe jeton, por nuk din se pse jeton! Sa eshte e vertete, kam degjuar se burrin e fundit e ka narre per pasuri! Gjykata, duhej t'i jepte denim me burg, ndryshe kjo femer nuk zene mend!

                  1. I
                    Ilirian Qelbaci

                    Ja dhe Ruda pra, qe cuditerisht e pasken harruar se tashme eshte dhe bashkeshorte e te famshmit ish-deputet te Rilindjes Mark Frroku me precedent penale e me 4 klase shkolle.

                    1. P
                      Pet.

                      Faji i rende qendron mbi Noterin , Te cilet gjithnje dalin te pademtuar.

                      1. n
                        na myten maloket

                        ska gje. Gjeti tenxherja kapakun. Çift burgaxhinjsh. Njeher Frroku njehere Frrokja, e mbase ndonjehere te dy bashke

                        1. T
                          TIRONA

                          Kurve katundare ????????

                          1. D
                            Daullxhiu

                            O ajeeeeee a je mire me trafikantin e femrave?

                            1. G
                              Gezim

                              Ore mire kjo (se e njohim ca malli eshte), po noteri qe e ka bere?????

                              1. S
                                Shefi

                                Noterit kjo i ka cuar dokumentin e firmosur gjoja nga burri, cti beje Noteri I shkrete.

                              2. m
                                mërgimtar

                                e çfar do presësh nga një fëmër që martohet me një kriminel , trafikant e përdhunues fëmrashë.

                                1. G
                                  Gomari

                                  It's all about money.

                                  Lini një Përgjigje