Ema Andrea flet për vajzën e vetme: Mora rolin e policit dhe kontrolloja shokët e saj, por fëmijën s’mund ta privosh nga kënaqësitë e moshës

8 Shkurt 2024, 17:58Lifestyle TEMA
Ema Andrea flet për vajzën e vetme: Mora rolin e policit dhe

Aktorja e njohur Ema Andrea është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se nuk shkon nëpër programet e personazheve të famshëm, nëse ato nuk kanë parë asnjë shfaqje të sajën.

“Më ftoi një nga ata dhe unë i thashë nuk vij nëse nuk ke parë të paktën një nga shfaqjet e mia dhe të betohem këtë e bëj me të gjithë sepse besoj se është raport i ndërsjelltë respekti. Jam pishman madje që dikur kam shkuar tek ata shumë të famshëm se edhe pse thonë “Aktorja e madhe Ema Andrea”, s’kanë parë asnjë shfaqje timen.

Dhe deklaroj nëse ata që më ftojnë në media, gazetarët nuk njohin asnjë vepër timen, se mund të qëllojë që s’e sheh një shfaqje, unë nuk kam nevojë për famë, unë kam nevojë për dialog njohje, mirënjohje, respekt të ndërsjelltë. Kështu që nuk kam ndërmend të shkoj në asnjë emision që drejtohet nga një prezantues që s’ka asnjë ide të veprave të mia”, u shpreh ajo në RTSH.

Ema ka folur edhe për raportin me të bijën për të cilën tha se i është shumë në borxh.

“Jam në borxh me Sarën. Gjithmonë e pyes veten ku kam gabuar unë, kur Sara ka një shqetësim. Kohën ja kam borxh se më është dashur të punoj 12 orë në ditë. Komunikoj me Sarën që të më njohë si prind pasi prindin se njeh dot gjatë gjithë rrugëtimin tënd. Mundohem të jem një prind shok.

Kam qenë pak e ashpër për daljet e saj dikur. Nuk ka qenë mosbesimi tek ajo, por sepse se mbroja dot. Kur ajo kishte ditëlindje, 15 vjetorin, nuk e di pse mora rolin e policit, sepse duhet të njihja të gjithë shokët e saj, sa nuk i bëra analizat. Aty kam reflektuar dhe kam kuptuar që nuk e mbron dot fëmijën tënd nga gjithçka dhe s’mund ta privosh nga kënaqësitë e moshës. Më vjen keq që Sara nuk e ka vazhduar pasionin e saj këngën. Besoj se Sara është artistike unike në atë që bën.”

Duke folur për familjen dhe vendimet e saj, Ema shtoi për divorcin:

“Unë jam rasti kur me babain e Sarës I kemi provuar të gjitha mundësitë për të ndenjur por nuk u realizua. Sot gëzojmë respekt dhe jetojmë me dialog qytetar.”

Ermali e pyeti Emën rreth raportit të personazheve me famën por edhe me të bërit shumë gjëra në mënyrë paralele.

“Sot jetojmë në një treg ku të gjithë marrin përsipër të bëjnë gjithçka. Njerëzit duhet të marrin përsipër të bëjnë atë që bëjmë më mirë. Unë di të këndoj por mund ti zë vendin një këngëtareje. Aktorët që zgjedhin të bëjnë gjëra të tjera jashtë profesionit është një haraç shumë I madh që duhet të paguajnë vetëm për të shtuar publikun. E rëndësishme është që në profesion dhe në jetë njerëzit ta dimë vendin e tyre.”

6 Komente

  1. M
    Moral me kurva

    O Mero koke-tjegulla, o manikin prej dylli, po cfare boton ne gazete histori me kurven qe nuk ka lon kar pa thy ne Tirone dhe me tej akoma ....

    1. L
      Lali

      Ty ta paska lon thate qe e shake.....

      1. K
        Karthyeri

        Te vjen inat se nuk ka thyer tendin?

        1. L
          Labi

          Do vini te dyja bashke nje nate andej nga stanet tona nga Progonati moj kurva, kemi hell te forte dhe bylmet per te dyja.

        2. a
          arrifi

          .... aktore e famshme ????????

          1. V
            Vk

            Ke deshtuar si prind! Vajza eshte nje plehre rebele!

            Lini një Përgjigje