"Familjarët e mi i kanë kërcënuar me vdekje, kushërirat i bullizonin në shkollë", blogerja flet për "pasojat" e BBV

21 Maj 2023, 15:10Lifestyle TEMA

"Familjarët e mi i kanë kërcënuar me vdekje,

“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa ishte në emisionin e “E Diell”.

Duke komentuar rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP 2”, ish-finalistja u shpreh se nga nominimi Luiz-Efi-Kiara apo për humorin e zi, familjarët e saj kanë marrë komente negative dhe janë ndjerë shumë keq.

“Kanë marrë kërcënime me vdekje. Kushërirat e mia të vogla bullizoheshin në shkollë se janë kushërirat e mia. Janë prekur shumë. Edhe tani thonë sa mirë që u mërzite, po u mërzita se edhe unë jam njeri”, tha Dea.

Ish-banorja e BB VIP shtoi se më pas këto persona kanë ndryshuar mendim për të dhe e kanë mbështetur.

“Tani shoqet e kushërirave iu thonë se duan të bëjnë fotografi me mua. Prindërit i përgëzojnë për mua. 90 për qind e atyre që më kritikonin kanë ndryshuara mendim”, tha Dea Mishel.

4 Komente

  1. N
    Nje emigrant

    Big brother ketu ku jetoj une nuk jepet më sepse gjate viteve pjesmarrsit ne kete show kane kaluar ne depresion bile ka raste qe kane bere vetvrasje!

    1. K
      KAPS

      Më falni, por thuajini kësaj dhe amosit se kush është kuptimi ( i shakave të zeza) sepse këta nuk dinë që në Shqip ato urime të këqija për të tjerët quhet shpirt ligësi dhe jo shaka e zezë. A mund të na thuash o Dean sa veta votuan për ty për të qëndruar në finale, përveç grupit të e Diell

      1. E
        Era

        Dea Mishel një cop mishi me sy,lexo historin kur ka lindur heroi ynē kombëtar Skëndërbeu,sa pēr atë që arrite në finale nuk është ndonjë vler.Njerzit aty hiqen e vihen si të dojë Lori Hoxha.

        1. D
          Deni

          Sa ngjan me Vjollcen...

          Lini një Përgjigje