Filmi “Michael” thyen rekordet e Lionsgate, kalon 900 milionë dollarë fitime

9 Qershor 2026, 15:54Lifestyle TEMA
Filmi “Michael” thyen rekordet e Lionsgate, kalon 900 milionë

Filmi biografik “Michael”, që tregon jetën e legjendës së muzikës Michael Jackson, është shndërruar zyrtarisht në prodhimin më fitimprurës në historinë e studios Lionsgate, duke kaluar shifrën e 900 milionë dollarëve në arkëtime globale.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, filmi ka vazhduar suksesin e tij të jashtëzakonshëm edhe në javën e shtatë në kinema, duke dominuar renditjet e box office që nga premiera më 24 prill.

Regjisori Antoine Fuqua sjell një rrëfim biografik dhe muzikor mbi ngritjen e Michael Jackson nga një fëmijë talent i jashtëzakonshëm në një ikonë botërore të muzikës dhe kulturës pop.

Në rolin kryesor shfaqet Jaafar Jackson, i shoqëruar nga aktorë si Colman Domingo dhe Nia Long.

Filmi po vlerësohet si një nga sukseset më të mëdha të viteve të fundit në zhanrin e biografive muzikore, duke forcuar edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm të historisë së Michael Jackson në kulturën globale.

Lini një Përgjigje