Fisnik Syla reagon pas akuzave të Fjolla Morinës: Nuk është në rregull, shkon tek psikiatri

14 Mars 2023, 15:41Lifestyle TEMA

Fisnik Syla reagon pas akuzave të Fjolla Morinës: Nuk është

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë për deklaratat e rëndë që ish-partnerja e tij Fjolla Morina ka bërë publikisht.

Teksa i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzart, Fisniku ka treguar se Fjolla kurohet nga një psikiatër.

“Fjolla Moria shkon tek psikiatri , me letra me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua.

Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze“, - tha Fisnik Syla  në ‘Shqipëria Live’. 

Ajo ka deklaruar se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e Fisnik Sylës dhe se ai i kishte kërcënuar me jetë vajzën, ndaj kërkoi edhe ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse. Këngëtarja ka treguar se Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e ka quajtur atë kriminel.

 

 

 

1 Komente

  1. N
    Nuk eshte argument

    Ka shume mundesi qe psikiatri ta kete ftilluar duke i treguar sa toksike ishte maredhenia e saj dhe sesi vetevleresimi dhe ndergjegjesimi se te behesh placke e nje njeriu psycho mund te te shkaterroje dhe rrezikoje jeten.

    Lini një Përgjigje