FOTO: E kritikoi në rrjetet sociale, Bleona Qereti i kthehet keq ndjekëses

14 Shtator 2023, 14:33Lifestyle TEMA

FOTO: E kritikoi në rrjetet sociale, Bleona Qereti i kthehet keq

Që Bleona Qereti nuk di të plaket kjo tanimë është e ditur. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik.


Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku krahas karrierës muzikore i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike.

Gjithashtu këngëtarja e njohur qëndron pranë fansave të saj edhe përmes rrjeteve sociale, kur herë pas here poston imazhe mjaft provokuese.

 E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku në “Instagram” Bleona ka ndarë me mijëra ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi.

Bukuroshja shqiptare i ka realizuar pozat në një dhomë hoteli, ku shfaqet e shtrirë në krevat teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta. Por nuk kanë munguar as komentet negative që Bleona ka vendosur që t’u përgjigjet.


“Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush.

Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.

7 Komente

  1. E
    Erdogan

    Bleona je nje yll qe vetem ndrit por nuk kapesh dot.

    1. g
      gjergji

      Dashnorja e Luan Rames. Babi i saj ishte vartes i Luanit.

      1. P
        Patriot

        Erdogan, te dashure te thuashe qe je ylle por pa drite. Shkurt peme pa kokrra. Sepae naten ylli po nuk pati drite nuk e shikon dmth nuk ka vlere.

        1. E
          Erdogan

          Po nuk ndricoje nuk mund ti thuash yll se nuk e sheh dot. Por Ajo eshte nje yll i vertete qe ndricon dhe ta con perpjete. Por vetem kaq. Nuk arrihet dot , eshte shume larte.

        2. S
          Stay stun

          Bleona! Sharon 64 vjec, super seksi I hollivod, megjithe njofti.et per nje mashkull, e kaloi vitin ri 2022, VETEM! Mos ju kunderve postuesve, mbase te kane wejfpor s'te arrijne. Mos u prish se helmeted, si dihet!

          1. R
            Redi

            Kaq e pat edhe kjo e Qerretit. Gjynah, e çoi jeten per lesh. Keto soj, ne fund vrasin vehten.........

            1. g
              goni

              "aty ku krahas karrierës muzikore" ciles karriere muzikore mor aman ......

              Lini një Përgjigje