FOTO: Fansi i kujton fytyrën para operacioneve plastike, Khloe Kardashian i jep përgjigjen ‘epike’

30 Mars 2023, 18:37Lifestyle TEMA

FOTO: Fansi i kujton fytyrën para operacioneve plastike, Khloe Kardashian i

Khloé Kardashian shpesh herë nuk ia përton aspak kritikëve një përgjigje të prerë nga ana e saj dhe kështu ka ndodhur së fundmi me yllin e “The Kardashians”.

Milionerja iu përgjigj një komenti të një ndjekësit në videon që ajo postoi në Instagram të ku tregonte rutinën e saj të stërvitjes.

Pavarësisht se shumë nga fansat e saj ‘duartrokitën’ yllin e “Kardashians” për paraqitjen në palestër, një ndjekës e pyeti nëse i mungonte “fytyra e saj e vjetër”.

Themeluesja e “Good American” nuk ia përtoi aspak me përgjigjen e saj ku i shkroi thjesht: “Jo”.

Dhe pas kësaj, fansat e yllit reaguan menjëherë duke e përgëzuar për përgjigjen e dhënë.

“Më pëlqen kjo përgjigje, njerëzit duhet të shikojnë punët e tyre,” komentoi një ndjekës.

“Më pëlqejnë përgjigjet e tua Khloe” shtoi një tjetër,

“Je e mrekullueshme dhe përgjigja jote…. Epike ”, ka shkruar një fans i tretë.

Ndërsa disa të tjerë e quajtën komentuesin “xheloz”, ndërsa ky i fundit sqaroi se ai “thjesht po pyeste nëse dikush mund të ndihet i humbur duke parë reflektimin e tij një ditë dhe të mos jetë në gjendje ta njohë veten”.

Kujtojmë që Khloe Kardashian shpesh herë është kritikuar në rrjet në lidhje me ndërhyrjet e saj të shumta në fytyrë, por edhe trup.

 

2 Komente

  1. N
    Noci

    Kjo histori ka ardhur edhe tek ne ku kukullat pe lecke siç thone korçaret te suvatuar me botikse e silikoni jane me te pelqyerat e kane mijera fansa.

    1. P
      Patriot

      Po cjane keto lajme budallaqe. Me keto jane ato fansa ( 150 kg) qe e njohin American vetem nga Facebook, Coca-Cola dhe McDonald's. Kjo eshte silikon e gjalle nga koka te kembet. Pergjigjia e saje or kazan nuk eshte epike por e sinqerte. Ajo metevetrete nuk e mbane mende si ka keqe.

      Lini një Përgjigje