FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

3 Tetor 2023, 17:09Lifestyle TEMA

FOTO: Katër sekrete për një fizik të

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën çdo ditë për të qëndruar në formë.

Pasi u shfaq në kopertinën e revistës CR Fashion Book, botimi ku pozon e veshur vetëm me një xhaketë të zezë, tërhoqi shumë vëmendje.

Aktorja ka treguar se çfarë bën çdo ditë për ta ruajtur pamjen e saj duke thënë se ndjek katër rregulla.

“Unë pi shumë ujë, ushtroj çdo ditë, përpiqem të ha ushqim të plotë, të freskët dhe të fle sa më shumë”, ka rrëfyer 54-vjeçarja, duke u shprehur se sfida e saj më e madhe është kohëzgjatja e gjumit.

Përveç kësaj, Aniston thotë se është e kujdesshme se çfarë bën në përditshmëri dhe çfarë përmbajtje mediatike konsumon. Ndaj nuk e tepron me shikimin e lajmeve.

2 Komente

  1. A
    Atdheu

    Nuk na tha me kryesoren qe nuk punon.

    1. T
      Toni Montana

      Pooooo......po ka punuar edhe ajo dikur duke i bere njerezit per te pare ate ne rolin e " femres,, moderne tek seriali " Shoket ( Friends),,

      Lini një Përgjigje