FOTO: Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur! Së shpejti këngëtarja do të luajë në një film thriller

28 Shtator 2023, 11:46Lifestyle TEMA

FOTO: Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur!  Së

Pas Barbie, Dua Lipën do ta shohim sërish si aktore. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare do të marr pjesë në film thirller, i cili quhet ‘Argylle’.

Ajo do t’u bashkohet për këtë projekt aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua jo vetëm që do të tregojë aftësitë e saj të aktrimit për herë të parë, por do të sjellë aftësitë e saj muzikore edhe në film, pasi do të realizojë edhe muzikën e filmit.

“Argylle” po gjeneron një famë të jashtëzakonshme si një nga filmat më të pritur me padurim të vitit 2024.

Me regji dhe prodhim nga i njohuri Matthew Vaughn, me një skenar të shkruar nga Jason Fuchs, ky film krenohet me një kast yjesh të përbërë nga: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, John Cena, Dua Lipa, Ariana DeBose, Rob Delaney, Bryan Cranston, Catherine O’Hara dhe Samuel L. Jackson.

Përshtatur nga romani i Elly Conway me të njëjtin emër, i cili ende nuk është publikuar, Argylle premton një përvojë emocionuese kinematografike.

Është vendosur të dalë në kinema më 2 shkurt 2024, në Shtetet e Bashkuara dhe të transmetohet ekskluzivisht në Apple TV+.

Henry Cavill luan rolin e Argylle, një spiun ndërkombëtare, ndërsa Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim dhe ka punuar në këngë e filmit.
Dua Lipa ndau përvojën e saj në një podcast të Spotify.

“Ishte vërtet e mrekullueshme. Ka vetëm pjesë rreth dëshirës për të bërë gjëra të vogla, për mua për momentin, që ndihem rehat që mund t’i bëj.

Mendoj frika nga opinionet e njerëzve dhe të mos jem e mirë në diçka të tillë më frikëson akoma, qoftë ky një rol i vogël, veçanërisht kur është diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë,” tha Dua

3 Komente

  1. e
    eja ne prehhhhhr r r r moj tet te marr (!)

    yyyyy ashtu n'krah (pardon) e ta shuaj ate zjarr , na cmend te dyve ai pasion i marr , heu bre lipa lipa e ndezun flak , s'po duron bre me m'qendrue mbi . " kte . /. te marr " la la - laaaaaaaa - osht nji sequenc mjuzikell mer jaho, jo ashtu si mendoni ju

    1. x
      xhelozia

      pse kot zuri te dashur regjizor cupa. pas tregut amerikan, ku tentoi dhe perdori Hadid per 2 vjet, tashme cuca jone do kinemane. me pas do lere grekun dhe te shohim cili do jete qellimi i radhes. Rini e investuar me mend nen guiden e babi-mamit menaxher.

      1. H
        Hyxhym Mamluk

        Po filmat 18 me pulle te kuqe kur e kane rradhen per t'u luajtur nga kjo kurve nderkombetare?

        Lini një Përgjigje