FOTO: Valbona Selimllari bëhet nostalgjike, ish-Miss-i rrëfen detaje të pathëna nga jeta e saj

25 Shtator 2023, 15:52Lifestyle TEMA

FOTO: Valbona Selimllari bëhet nostalgjike, ish-Miss-i rrëfen detaje

Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, ka dhënë së fundmi një intervistë ku si rrallë herë ka rrëfyer copëza nga kujtimet e saj nga fëmijëria, periudha kur konkurronte për “MISS” dhe pasionet e saj në kohën e gjimnazit.

E ftuar në rubrikën “Galeri”, tek E Diell ajo tregonse ishte lidere jo vetëm e skuadrës së sportit ku ajo merrte pjesë por edhe grupit shoqërorë.

Valbona shfaqet shumë nostalgjike për kohën e gjimnazit teksa tregon se i mungojnë shoqet e zemrës dhe lagjja e vjetër që nuk e viziton më pasi atje ika vetëm pallate.

“Periudhën si gjimnaziste e mbaj mend kështu: Unë  jam “PetroNinse” isha sportiste, kisha një disiplinë ndryshe kam qenë vajzë me shumë personalitet e forte. Jo grindavece nuk kam pasur konflikte me shok e shoqe, isha lider kur kishte probleme të gjithë vinin tek unë më thonin “bobi” na e rregullo dhe unë vija rregull.


Gjatë adoleshencës time isha gjatë gjithë kohës në biçikletë, vdes për biçikletën, atëherë kishte më pak makina në fakt mbaj mend ecja me biçikletë pa duar. Tani unë dal shpesh në këmbë njerëzit janë shumë dashamirës ndaj meje mua publiku shqiptar më do.

Diçka që se kam treguar ka qenë që kur po konkurroja për miss erdhi kutia e madhe me fustane të gjitha gocat u turren për të marrë veshjen ndërsa unë kisha siklet dhe ngela pa fustan, 2 ditë më vonë më sollën një fustan me pika. Varfëri e madhe!”– tha Valbona.

Ish-missi i ka dhënë një këshillë të gjithë të rinjve që ecin shpejt me makinë, që të kenë kujdes sepse është një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Ajo ka treguar se kur ishte e re e ngiste makinën shumë shpejt, ku shkonte deri në 210 km/h në orë dhe kur e kujton tani, shprehet se ka qenë një papërgjegjshmëri shumë e madhe nga ana e saj.

“Do të them që e kam nisur duke shkuar dhe 210 km/h, që është absurde, sot kur e mendoj them, ka mundësi të jetë njeriu kaq i papërgjegjshëm? Zoti nuk më ka sprovuar dhe shpresoj që të mos ndodhë, por sigurisht që jam shumë e kujdesshme pas lindjes së fëmijëve. Kur i kam ata në makinë është e pamundur që mos të jem e kujdesshme. Edhe kur jam vetëm sepse jeta ime i përket atyre dhe më duket një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Është papërgjegjshmëri shumë e madhe, e pafalshme, mos e bëni këtë gabim. Është e çuditshme, kur shikoj të rinj, që më parakalojnë i ndjek dhe kur ka ndonjë moment që ndalojnë, i shkoj anash dhe ia bëj me shenjë, edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote?”- u shpreh Selimllari.

      

6 Komente

  1. t
    te gjith na ngacmon ajo e shkret Nstalgji

    C'o kjo Galeri e ! Asnji foto ne intime ? hah .Nostalgji i thencin .pfff_ . hajde "Bobo" hajde .Ala ne ket moshe me komplekse ! Ktu s'po ja don kujt ,muhabete lagjesh ,por te tregoni _foto_ intimitet _ format , duke ilustru trgeimin ,,dicka me bo qeflljt krahasmin si ke ken athere si "Bobi" dhe si je nashi ! Kaq koservative paskan ngel kto ish misset mer yahoo . Trupin e saj e ka .S'e ka te vjedhme ,as i ka rras noj far silikoni mrena . Nga kush ka frik me e tregu format e saj , qe per hir te se vertetes duket jokeq ne kte mosh ala . i ka ala goxha .Amon mer "Bobi" c'jan kto muhabete sot ne ket shekull mej ti . Boll mo mer yahoo .Pse ka q te Ftohte . Dhuroni pak Emocjon mi jahu .Tregoini cfar keni , s'ju e merr kush , e mos harroni se jeta sot kerkon ate new/fresh felling me lulzu ,para se t'ju fishket lekura damethon ashtu rudhat .E maj men kur konkuroj ne Vien .ishte vertet "Bobe"

    1. T
      Tani

      E bukur dhe me dinjitet eshte pak te thuash

      1. P
        Pet.

        Karikature e femres qe jeton vetem ne saje te asaj qe ka ndermjet kembeve.

        1. K
          Kujtimi

          Ka ngulur dhe kjo gjelpera ne fytyre. Mjerim. Sic eshte mjerim mbajtja e fshehte per vite e 3 femijeve te saj. Qe ju dha dhe mbiemrin e vet te vajzerise. Vetem per kete me eshte shpifur. Nene i thenshin.

          1. M
            Miri

            Po ajo qe te ka bere ty O goje e keqe per çfare jeton komentoni si injorant ke nene ke moter ke grua perse jetojn ?

            1. R
              Real

              Mos thuaj qe ke qene e pa pergjegjeshme ne ate kohe per ecjen me shpejtesi , por thuje me plot goje qe ke qene: B U D A L L A C E .

              Lini një Përgjigje