FOTO: VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

14 Nëntor 2023, 18:07Lifestyle TEMA

FOTO: VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

Në një botë ku bukuria shpesh duket parësore, nuk është për t'u habitur që personazhet e njohur joshen prej ndërhyrjeve estetike. Megjithatë, përtej trendeve të bukurisë, qëndron edhe pendesa. Ja disa nga personazhet e njohura shqiptare të cilat kanë treguar hapur se janë penduar për ndërhyrjet estetike.

Albërie Hadërgjonaj 

Albërie Hadërgjonaj është penduar për ndërhyrjen në hundë. E ftuar disa vite më parë te “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja pranoi se do të donte të mos e kishte ndryshuar hundën.

“Njerëzit e kanë komentuar pamjen time shumë dhe kanë të drejtë. Unë kam patur një hundë të bukur, ka qenë pak e gjatë, por në rini njeriu gabon. Po ta kisha ende atë hundë, do isha me fat, do isha në karakter. Tani nuk kanë faj që thonë se janë bërë të gjitha njësoj, buzë e hundë të gjitha njësoj, por unë e kam zgjatur pak si pinoku më duket,” tha ajo

Çiljeta Xhilaga

Në korrik të vitit 2018, Çiljeta Xhilaga publikoi në Instagram disa momente nga filmi “Ishte kohë për dashuri” dhe një ndjekëse i komendoi: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç’pate që e operove?". “Atë mendova dhe unë kur e pashë. Edhe pse nuk ka ndonjë ndryshim të madh, po hajd, mendtë e kokës thuaj!” u përgjigj Çiljeta.

Aurela Hoxha

Në shtator të 2019-s, modelja Aurela Hoxha tregoi për herë të parë se ka hequr mbushësit e buzëve. “Qetësohuni njerëz ‘të mirë’, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh kam hequr mbushjen dhe s’do t’i bëj kurrë më,” iu përgjigj ajo disa komenteve, ku kritikohej se e kishte ekzagjëruar me fryrjen e buzëve, kur në fakt ishte efekt Instagrami.

Vildane Zeneli

Modelja Vildane Zeneli, e ftuar në emisionin “N’drrimi i Natës”, pranoi se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, kryesisht në buzë. “I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq,” i tha ajo moderatorit Alaudin Hamiti.

Adelina Tahiri 

Përmes një videoje live në Instagram, këngëtarja Adelina Tahiri tregoi se është penduar që ka bërë buzët. “Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët, por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha,” tha ajo.

Poni

Poni gjithashtu është penduar për buzët dhe vetullat. “Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pashë që nuk më shkonin, u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht,” shkroi këngëtarja në Instagram.

3 Komente

  1. D
    DMK

    Tani do flem të qetë Inflacioni i lekut çmimet papunësia trafiku korrupsioni investitorët strategjikë etj vk skane vlerë para ketij investigimi të madh

    1. A
      Avokat Serxho M

      Cfare VIP-se shqiptare mo se na hape barkun me keto pabukset qe i kane turinjte me keq se mushkat e Bradasheshit?

      1. J
        Jo nga fshati si Lali Trapi

        VIP -> Very important PIDH

        Lini një Përgjigje