Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman ka folur për mënyrën se si bashkëshortja e tij, Almeda Abazi e përjetoi tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë më 6 shkurt.
Ai ishte në Bebek të Turqisë, ku tregoi se gjendja e saj psikologjike është rënduar prej goditjeve të forta.
Tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe la pasoja të pa rikuperueshme , duket se ka prekur edhe familjen Sayışman.
Aktori tha se javën e parë të Ramazanit do të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti.
“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua.
Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj”, tha Tolgahan.
Lini një Përgjigje