Greta Koçi, rrëfimi pas 4 vitesh martese: Bashkëshorti është inxhinjer, është nga veriu…

20 Maj 2023, 10:20Lifestyle TEMA

Greta Koçi, rrëfimi pas 4 vitesh martese: Bashkëshorti

Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale, ku ka treguar se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh.

Sa i përket dasmës, këngëtarja është shprehur se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello.

E ftuar në Kurthin e Piter Pan, ajo u shpreh se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.

Greta Koçi: Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë.

Me një bebe tani

Greta Koçi: Amin të lumtë goja. Kam rreth 4 vite që jemi martuar dhe jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier, në fushë tjetër krejtësisht dhe më mbështet në karrierën time.

Ndonjëherë i bëjmë edhe lëvizjet të dy për të më shoqëruar, por sigurisht koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu, mundohemi të gjejmë një rrugë të mesme.

Patjetër që është shqiptar. U gjetëm (qesh). Kur u bë lajmi parë në mediat rozë dhe u tha se ishte austriakë, të dy thamë që shyqyr se shpëtuam. Por tani si duket ma kanë zbuluar se është shqiptar.

Është nga veriu i Shqipërisë. Ne jemi si shokë të dy, suportojmë njëri-tjetrin.

Ku e gjete dhe ku të gjeti?

Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin.

A do të bëhesh nuse?

Greta Koçi: Besoj se shumë shpejt Gretën do ta shihni të veshur edhe si nuse.

Si shkon me prindërit e burrit?

Greta Koçi: Për fatin tim të mirë kam një vjehrr dhe një vjehrrë që nuk i ka njeri, më duan dhe i dua shumë.

A do bëje dy binjake?

Greta Koçi: O zot ishalla

3 Komente

  1. M
    Muli nga fuli

    Ai qenka pedofil! Ti je 16 vjece, qe para 16 vitesh.

    1. L
      Loku

      Kjo kurva e PD qeka bo si Michael Jackson.

      1. M
        Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

        Nuk ka lon kar pa thy ne Tirone.

        Lini një Përgjigje