Gruaja stërvitet në kopsht, fqinji mërzitet nga “zhurmat erotike”

14 Gusht 2022, 22:40Lifestyle TEMA

Gruaja stërvitet në kopsht, fqinji mërzitet nga “zhurmat

Kur përpiqeni të pushoni në oborrin apo ballkonin tuaj, gjëja e fundit që dëshironi të dëgjoni është një fqinj i zhurmshëm. Ndërsa disa tinguj janë të pritshëm, ka të tjerë që mund t’i gjykoni si të paarsyeshëm. Por një nënë nga Skocia ka mbetur e habitur pasi fqinji i saj u ankua për zhurmat që vinin nga kopshti i saj, kur ajo kryente stërvitje në shtëpi.

Problemi ishte i tillë: Fqinji kërkoi që ajo të stërvitej brenda ose të futej në një palestër, pavarësisht këmbënguljes së gruas se nuk bënte zhurmë. Por në fund ajo mbeti e habitur dhe në një situatë të sikletshme. Fqinji i tha se zhurmat që lëshonte gjatë stërvitjes tingëllonin “erotike”.

E habitur nga kërkesa e fqinjit gruaja vendosi që ta tregojë historinë e saj në internet.

“Fqinji erdhi dhe më kërkoi që të stërvitesha brenda sepse familja e tij po relaksohej në oborr. U befasova paksa”, ka shkruar gruaja e cila më pas nuk ngurron të shprehë mërzinë se pse fqinji i tha që zhurmat që bën gjatë stërvitjes i duken si “tingëllime erotike”.

Për të vërtetuar të kundërtën ajo ka hapur edhe kamerat e sigurisë.

“I kontrollova që të dëgjoja se sa e zhurmshme jam kur stërvitem dhe sinqerisht nuk bëj asnjë zhurmë. Kryesisht vetëm frymëmarrje të rënduar”, ka shkruar ajo.

Gruaja sqaroi më tej se stërvitej jashtë pasi s’donte që të shqetësonte foshnjen që e kishte vënë në gjumë. Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët ua kanë vënë fajin fqinjëve dhe i kanë konsideruar ata të pasjellshëm dhe të paarsyeshëm.

3 Komente

  1. ?
    ?

    Paaaaaaaaaa, cfare problemi e? Shume interesant, informativ dhe i boni nonen, i zgjidhi te gjitha problemet e shqiptareve.

    1. N
      Nepërka pika pika

      Ka të "drejtë" komshiu, dihatjet e saj i ndjellin epsh. Pale era e djersës, që e këput fare!

      1. t
        taku

        e zgjidhem dhe hallin e ketyre ….

        Lini një Përgjigje