I vjen fatura e ujit 15 mijë euro, e moshuara përfundon në spital

8 Dhjetor 2023, 10:14Lifestyle TEMA
I vjen fatura e ujit 15 mijë euro, e moshuara përfundon në spital

Një 88-vjeçare invalidë në Itali përfundoi në spital, pasi i shkoi gabimisht një faturë uji prej 15 mijë eurosh, për të cilën mësohet se kishte paguar gjysmën.

Caterina Giovinazzo u transportua me ambulancë në spitalin Borea në Sanremo dhe tani ndodhet në repartin e terapisë intensive. Gjendja e saj është kritike.

Për këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe ujësjellësi i qytetit, i cili tha se po bën të gjitha verifikimet për situatën e krijuar, teksa familjarët e gruas kanë gjetur një avokat pasi kanë vendosur ta ndjekin çështjen në gjykatë.

Sipas rrëfimit të të afërmve, fatura e ujit i përkiste periudhës gusht-tetor. Më 14 nëntor ajo kishte shkuar në bankë dhe ishte paguar automatikisht nga llogaria e gruas. Ka qenë nusja ajo që i ka raportuar të moshuarës të dhënat e faturës. Menjëherë pas bisedës, 88-vjeçarja është ndjerë keq.

Ishin fëmijët që e kuptuan se fatura ishte e gabuar, pasi në muajt e mëparshëm, gruaja paguante maksimumi 65 euro.

Lini një Përgjigje