Çifti gjerman dekoron shtëpinë me 555 pemë Krishtlindjesh

30 Nëntor 2023, 18:34Lifestyle TEMA

Çifti gjerman dekoron shtëpinë me 555 pemë Krishtlindjesh

Një familje gjermane e cila prej vitesh ka thyer të gjitha rekordet sa i përket dekorimeve të shtëpisë për Krishtlindje, këtë vit ka shënuar një tjetër arritje të madhe.

Susanne dhe Thomas Jeromin e kanë dekoruar shtëpinë e tyre me numrin më të madhe të pemëve të Krishtlindjes.

Krishtlindja 2023 e gjen shtëpinë e tyre që ndodhet në perëndim të Hanoverit me 555 pemë Krishtlindjesh.

Siç mund të shihet në fotot nga shtëpia që po bëjnë xhiron e rrjetit, shtëpia e familjes Jeromin ka pemë Krishtlindjesh edhe në tualet.

Rekordi i tyre i mëparshëm ishte 444 pemë brenda shtëpisë së tyre, për të cilat Susanne tha se iu deshën më shumë se dy muaj për ti dekoruar.

Lini një Përgjigje