Çifti që shpenzoi 58 milionë euro për dasmën në Paris

30 Nëntor 2023, 21:40Lifestyle TEMA
Çifti që shpenzoi 58 milionë euro për dasmën në

Të bësh një dasmë madhështore në Paris ka shpenzime. 58 milionë euro të mjaftojnë të marrësh me qira Château Villette për ceremoninë, akomodimin për një natë në Pallatin e Versajës, një koncert privat nga Maroon 5, një drekë private në Suitën Chanel Haute Couture në Ritz, një darkë provash në Opera dhe festa nën Harkun e Triumfit, aeroplanë privatë për të ftuarit, akomodim luksoz me pesë yje, shëtitje përgjatë Seine dhe, sigurisht, Dior krijon një fustan ëndrrash.

“Fatin” e kishte influencuesja dhe trashëgimtarja amerikane Madelaine Brockway (26 vjeç) e cila u martua me agjentin e muzikës Jacob LaGrone, më 18 nëntor, në atë që tashmë është quajtur “dasma e shekullit”. Ajo është një miliardere. Ose më mirë të themi, babai i saj, Robert “Bob” Brockway, është një manjat i suksesshëm që shërben si president dhe CEO i Bill Ussery Motors. Ai është i martuar me Paula Brockway, nënkryetare e degës së Mercedes-Benz Coral Gables.

Sipas disa mediave amerikane, pak javë më parë Bob shiti dy nga koncesionarët e tij për një shumë afër 650 milionë dollarë. Dhe, sipas disa portaleve në internet, pasuria e të resë do të shkonte në 500 milionë dollarë, megjithëse ekspertë të tjerë ia atribuojnë këtë shifër babait të saj.

Në një mënyrë ose në një tjetër, Brockway është një nga familjet më të pasura në Florida. Anëtarë të ndryshëm të familjes ofrojnë mbështetje të rëndësishme financiare dhe në organizatat bamirëse.

4 Komente

  1. C
    Carlo Bole-ino

    Fiks si dasma e Ymerit në Pështan

    1. .
      ...

      Dhe mbas nje viti do degjoni qe u divorcuan

      1. A
        Aron

        Ne fakt, i gjith ky lek qe eshte shpenzuar i eshte kthyer krejt ekonomise dhe njerzve qe kane bere nga prodhimet e deri tek sherbimet per kete ceremoni, ndaj edhe nuk duhet te jemi kundra shume ketyre shpenzimeve te super-medha. Eshte me mire sesa ti mbajne ato te mbyllura ne banke duke u vjel vetem interesin.

        1. M
          Me prokurë të posaçme

          Vërtet, konsumi është benefit i shumë anshëm, prandaj ata që kanë bëjnë mirë që shpenzojnë, sidomos filantropët, se pasurinë nuk do ta marrin me vehte në amëshim. Gjithçka, sidomos paraja, kur qarkullon vetëm atëhere ka vlerë.

          Lini një Përgjigje