“Izraeli është i vetmi vend që mban fëmijë si robër lufte”, Gigi Hadid fshin reagimin nga rrjetet sociale

28 Nëntor 2023, 16:32Lifestyle TEMA

“Izraeli është i vetmi vend që mban fëmijë si

Gigi Hadid e përshkroi Izraelin si “i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte“, në një postim të ri në rrjetet sociale.

Modelja 28-vjeçare, e cila është gjysmë palestineze, ka postuar një postim të ri në Instagram, të cilin më vonë e ka fshirë.

Ajo tha se Izraeli është përgjegjës për “rrëmbimin, përdhunimin, poshtërimin, torturimin dhe vrasjen e palestinezëve, për shumë vite, që para 7 tetorit 2023“.

Gigi Hadid e shoqëroi postimin e saj me një foto të Ahmed Mansrah, për të cilin ajo thotë se ishte “rrëmbyer” nga autoritetet izraelite në moshën 12-vjeçare dhe “duroi izolimin pavarësisht gjendjes së tij të rëndë shëndetësore“.

Ajo e postoi të premten, ditën kur 13 pengje izraelite u liruan nga Hamasi, ku mes tyre kishte edhe fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Modelja 28-vjeçare e ka dënuar disa herë “terrorizmin e të pafajshmëve”, ndërsa në një publikim të mëhershëm kishte përmendur: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e pajustifikuar ”.

“Kam ndjeshmëri të thellë dhe më dhemb zemra për luftën palestineze dhe jetën nën okupim, është një përgjegjësi që e mbaj çdo ditë. Shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët” nuk kanë të bëjnë me “të keqen kundër hebrenjve“, kishte thënë ajo.

 

Lini një Përgjigje