Me rastin e martesës së këngëtares Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner, komuniteti arbëresh i Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në Sicili organizoi një homazh të veçantë në nder të çiftit.
Të sapomartuarve iu dhuruan vathët tradicionalë arbëreshë “Panieri”, të realizuar tërësisht me dorë nga mjeshtrit argjendarë të Gli Ori di Piana Lucito.
Dhurata simbolizon trashëgiminë kulturore dhe identitetin arbëresh, duke përcjellë një pjesë të historisë dhe traditës së komunitetit.
Ceremonia u pasurua edhe nga një performancë e veçantë artistike, ku dhjetë vajza të veshura me kostumet tradicionale të Piana degli Albanesi interpretuan valle dhe paraqitje folklorike.
Atmosfera u shoqërua nga tingujt e muzikës arbëreshe të interpretuar nga Pierpaolo Petta.
Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të komunës së Piana degli Albanesi, duke e kthyer ngjarjen në një moment të rëndësishëm krenarie për komunitetin arbëresh dhe promovimin e kulturës shqiptare në Itali.
ma nun nce scassate a minchia con sta befana