Shuhet legjenda e muzikës Tina Turner

24 Maj 2023, 20:49Lifestyle TEMA

Shuhet legjenda e muzikës Tina Turner

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare këngëtarja e njohur amerikane, Tina Turner.

Diva e muzikës pop dhe rock u shua në shtëpinë e saj në Zvicër, pranë Zyrihut.

E konsideruar si mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, ajo qëndron pas një sërë hitesh përfshirë Proud Mary dhe The Best.

Sipas mediave ndërkombëtare, Turner ndërroi jetë pasi humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

Lajmi u konfirmua dhe nga familjarët e ikonës së muzikës të cilët shkruan në një deklaratë për mediat se “Ajo u shua paqësisht”.

Turner lindi në vitin 1939 në Brownsville të Tenesi.

Ajo la pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj Erwin Bach.

Me 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën, Turner është një ndër artistet me më shumë disqe të shitura në mbarë botën. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy.

Tina është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që u vendos në foton kryesore të revistës Rolling Stones, e cila e renditi atë mes 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Ajo ka një yll në bulevardin e famës në Hollywood dhe një në St. Louis “Walk of Fame”

11 Komente

  1. Q
    Qamushi

    Simply the best! R.I.P. legend

    1. N
      Nik

      U shua vetem tupi i legjendes Tina Turner, se zeri i saj do te jehoje ne shekuj!

      1. J
        Johnny, New York

        RIP Tina the Queen of Rock n'Roll.

        1. K
          Kreshniku

          Respekt per kete legjende

          1. O
            One of millions fans

            Goodbye superstar! We all love with all our hearts, R.I.P. !

            1. L
              Llori sallaksi i shquar

              I perjeshem kujtimi saj. Do kujtohet pafund si nje yll i muzikes.

              1. K
                Komentues

                Do i mungojë kësaj bote…humbje e madhe artistike dhe njerëzore.

                1. R
                  Raimond vlonjati

                  Oh sa gjynah ! Ajo ka shume kenge te bukura .si psh "24/7 ", "Better be good to me " "Nutbush city limit " , " A fool in love" .etj, etj, Me kenget e saj une bej stervitje . Le pastaj koncertet e saj Live ne Wembly dhe kudo ne Bote kane qene nje mrekulli e vertete . R.I.P. Tina Tutner !

                  1. F
                    Fatma

                    Tina Turner ishte nje ze brilliant i kenges dhe skenes boterore me te cilen jemi rritur dhe per nga vlerat vetem nje kengetare shqiptaro-kanadeze si shoqja Ruki Kondaj mund ta konkuroje. E pyetur per kete, vete shoqja Rukije e cila pretendon se eshte motra e vogel e Tines pasi i ati i saj nje ushtarak me mision special gjate L2N ne Zonen e Pare Operative ne Vlore ra ne dashuri me nenen e Rukijes dhe paskapitullimit te gjermanise ai iku dhe pas tre muajve lindi Ruki jone qe shkelqen nga mençuria. Tina dhe Rukija u bashkuan shume vite me vone ne kontinentin Amerikan. Historia vazhdon....

                    1. X
                      Xham Ajka

                      Po t'i pyesesh rrumpallat e Saliut dhe fanatikët e Ramës se kush ka qenë Tina Turner, do thonë: "Kush? Tina Toma? Oh, ajo nga Shkodra, kusherira e Tomë Doshit që eshtë deputete." Dhe ti e kupton tragjikomedinë shqipetare të ketyre 30 vjeteve. Muzikën rock dhe pop e njihnin me shumë ne kohën e Enverit qe ishte diktature dhe mjetet e kufizuara. Pradoksale. Respekte per Tina Turner e cila na i mbushi me muzikë vitet e zymta 70' dhe 80'. Artisteve të medhenj u vdes vetëm trupi.

                      1. U
                        U preht ne Paqe ...

                        Rrespekt Dives se Skenes Boterore te rock'n'rrollit

                        Lini një Përgjigje