Madonna ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e publikut botëror, duke shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të videoklipit të saj më të ri, pjesë e promovimit të albumit “Confessions II”.
Ylli i muzikës pop shfaqet në një sërë skenash të guximshme dhe provokuese, të realizuara në një atmosferë të errët e artistike, që kanë ndezur menjëherë debatet në rrjetet sociale. Videoklipi, i cili raportohet të zgjasë rreth 10 minuta, kombinon elemente të performancës, modës dhe artit vizual, duke sjellë një projekt që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Një nga surprizat e klipit është edhe paraqitja e supermodeles Kate Moss, e cila shfaqet në disa sekuenca të veçanta, duke i shtuar edhe më shumë interes projektit.
Menjëherë pas publikimit, fansat kanë shpërthyer me komente. Disa e kanë vlerësuar Madonnën për guximin dhe aftësinë për të sfiduar vazhdimisht normat e industrisë së muzikës, ndërsa të tjerë janë shprehur të habitur nga skenat e forta dhe koncepti provokues i videos.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për projektin e ri, duke e cilësuar atë si një rikthim të stilit që e bëri Madonnën një nga artistet më të diskutuara dhe më ndikueset në historinë e muzikës pop.
Lini një Përgjigje